{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6923",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6923",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6923",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Kurra ibn Halidi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ me dy pjesëtarë të fisit eshari, njëri në të djathtë e tjetri në të majtën time. Të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjetëm duke i pastruar dhëmbët me misvak. Të dy që erdhën kërkuan poste, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Ebu Musa?!” - Ose ka thënë: “O Abdullah ibn Kajsi?!” Unë iu drejtova: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk më kanë treguar çfarë dëshironin. Nuk e kam ditur që ata do të kërkonin post.” - Sikur po e shoh tani misvakun e tij nën buzë, që ishte zvogëluar. - “Ne nuk i japim asnjë post atij që e synon postin, mirëpo ti, o Ebu Musa, - ose ka thënë: o Abdullah ibn Kajsi, - shko në Jemen!” - më tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Burde tregon: “Pas tij, në Jemen, shkoi edhe Muadh ibn Xhebeli, të cilit, me të arritur atje, Ebu Musai i shtroi një jastëk dhe i tha: “Zbrit!” Aty i pranishëm ishte edhe një njeri i lidhur, andaj Muadhi pyeti: - Si është puna e këtij? - Ky njeri ka qenë hebre, pastaj e ka pranuar Islamin, por prapë është bërë hebre. Por ti zbrit, - i tha Ebu Musai. - Nuk do të zbres pa u ekzekutuar ky, i tillë është gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, - tha Muadhi tri herë. Si rrjedhojë, Ebu Musai urdhëroi të vritet dhe e vranë. Pastaj biseduan për namazin e natës. Njëri prej tyre tha: “Unë ngrihem (për namaz) dhe fle, kështu unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre",
    "position": 88,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/88/kerkimi-i-pendimit-nga-feleshuesit-dhe-refuzuesit-si-dhe-lufta-kunder-tyre"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6923",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ قُرَّةَ بْنِ خَالِدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدُ بْنُ هِلاَلٍ: حَدَّثَنَا أَبُو بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: أَقْبَلْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَمَعِي رَجُلاَنِ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ: أَحَدُهُمَا عَنْ يَمِينِي، وَالآخَرُ عَنْ يَسَارِي وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَسْتَاكُ فَكِلاَهُمَا سَأَلَ. فَقَالَ: \"يَا أَبَا مُوسَى\". أَوْ \"يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ\". قَالَ: قُلْتُ: وَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ مَا أَطْلَعَانِي عَلَى مَا فِي أَنْفُسِهِمَا، وَمَا شَعَرْتُ أَنَّهُمَا يَطْلُبَانِ الْعَمَلَ. فَكَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى سِوَاكِهِ تَحْتِ شَفَتِهِ قَلَصَتْ. فَقَالَ: \"لَنْ - أَوْ لاَ - نَسْتَعْمِلُ عَلَى عَمَلِنَا مَنْ أَرَادَهُ، وَلَكِنِ اذْهَبْ أَنْتَ يَا أَبَا مُوسَى - أَوْ يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ - إِلَى الْيَمَنِ\". ثُمَّ أَتْبَعَهُ مُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ، فَلَمَّا قَدِمَ عَلَيْهِ أَلْقَى لَهُ وِسَادَةً قَالَ: انْزِلْ. وَإِذَا رَجُلٌ عِنْدَهُ مُوثَقٌ. قَالَ: مَا هَذَا؟ قَالَ: كَانَ يَهُودِيًّا فَأَسْلَمَ ثُمَّ تَهَوَّدَ. قَالَ: اجْلِسْ. قَالَ: لاَ أَجْلِسُ حَتَّى يُقْتَلَ. قَضَاءُ اللَّهِ وَرَسُولِهِ. ثَلاَثَ مَرَّاتٍ. فَأَمَرَ بِهِ فَقُتِلَ. ثُمَّ تَذَاكَرْنَا قِيَامَ اللَّيْلِ، فَقَالَ أَحَدُهُمَا: أَمَّا أَنَا فَأَقُومُ وَأَنَامُ، وَأَرْجُو فِي نَوْمَتِي مَا أَرْجُو فِي قَوْمَتِي.",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Kurra ibn Halidi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Hilali, e këtij i ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ me dy pjesëtarë të fisit eshari, njëri në të djathtë e tjetri në të majtën time. Të Dërguarin e Allahut ﷺ e gjetëm duke i pastruar dhëmbët me misvak. Të dy që erdhën kërkuan poste, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O Ebu Musa?!” - Ose ka thënë: “O Abdullah ibn Kajsi?!” Unë iu drejtova: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk më kanë treguar çfarë dëshironin. Nuk e kam ditur që ata do të kërkonin post.” - Sikur po e shoh tani misvakun e tij nën buzë, që ishte zvogëluar. - “Ne nuk i japim asnjë post atij që e synon postin, mirëpo ti, o Ebu Musa, - ose ka thënë: o Abdullah ibn Kajsi, - shko në Jemen!” - më tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Burde tregon: “Pas tij, në Jemen, shkoi edhe Muadh ibn Xhebeli, të cilit, me të arritur atje, Ebu Musai i shtroi një jastëk dhe i tha: “Zbrit!” Aty i pranishëm ishte edhe një njeri i lidhur, andaj Muadhi pyeti: - Si është puna e këtij? - Ky njeri ka qenë hebre, pastaj e ka pranuar Islamin, por prapë është bërë hebre. Por ti zbrit, - i tha Ebu Musai. - Nuk do të zbres pa u ekzekutuar ky, i tillë është gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, - tha Muadhi tri herë. Si rrjedhojë, Ebu Musai urdhëroi të vritet dhe e vranë. Pastaj biseduan për namazin e natës. Njëri prej tyre tha: “Unë ngrihem (për namaz) dhe fle, kështu unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6923.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6923.json"
  }
}