Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejdi, i biri i Enes ibn Malikut, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një hebre kaloi pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i tha: “Esamu alejke (vdekja qoftë mbi ty)!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Ve alejke (edhe mbi ty) !” Pastaj tha: “A e dini çfarë tha?” Ai tha: “Esamu alejke (vdekja qoftë mbi ty) !” - A ta vrasim, o i Dërguari i Allahut? - i thanë ata. - “Jo, por kur ithtarët e Librit t'ju përshëndesin me selam, u thoni atyre: “Ve alejkum (edhe mbi ju) !” - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ أَبُو الْحَسَنِ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدِ بْنِ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: مَرَّ يَهُودِيٌّ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: السَّامُ عَلَيْكَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَعَلَيْكَ". فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَتَدْرُونَ مَا يَقُولُ؟ قَالَ: السَّامُ عَلَيْكَ". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ نَقْتُلُهُ؟ قَالَ: "لاَ، إِذَا سَلَّمَ عَلَيْكُمْ أَهْلُ الْكِتَابِ فَقُولُوا: وَعَلَيْكُمْ".