Sahihu i Buhariut — Hadithi 6927

Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Nuajmi na ka transmetuar nga Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup hebrenjsh i kërkuan leje Pejgamberit ﷺ për të hyrë dhe i thanë: “Esamu alejke (Vdekja qoftë mbi ty)!” Atëherë u thashë: “Edhe mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi!” Pejgamberi ﷺ më tha: “Oj Aishe! Vërtet Allahu është i Butë dhe e do butësinë në çdo gjë.” I thashë: “A nuk i dëgjove çfarë thanë?” Pejgamberi ﷺ më tha: “Ua thashë unë: “Ve alejkum (edhe mbi ju qoftë) !”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ، عَنِ ابْنِ عُيَيْنَةَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اسْتَأْذَنَ رَهْطٌ مِنَ الْيَهُودِ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالُوا: السَّامُ عَلَيْكَ. فَقُلْتُ: بَلْ عَلَيْكُمُ السَّامُ وَاللَّعْنَةُ. فَقَالَ: "يَا عَائِشَةُ إِنَّ اللَّهَ رَفِيقٌ يُحِبُّ الرِّفْقَ فِي الأَمْرِ كُلِّهِ". قُلْتُ: أَوَلَمْ تَسْمَعْ مَا قَالُوا؟ قَالَ: "قُلْتُ: وَعَلَيْكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6927