Sahihu i Buhariut — Hadithi 6931

Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin se Muhamed ibn Ibrahimi tregon se Ebu Seleme dhe Ata ibn Jesari shkuan tek Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyetën për harurasit nëse kishte dëgjuar diçka prej Pejgamberit ﷺ rreth tyre. Ai u tha: “Nuk e di cilët janë harurasit, por e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Në këtë umet do të paraqiten disa njerëz, përballë namazit të të cilëve ju do ta përbuzni namazin tuaj, e lexojnë Kuranin, porse nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre, dalin nga feja ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut, saqë, kur shigjetari shikon në majën e shigjetës dhe fundin e saj, çuditet me kokën e shigjetës sesi nuk është përgjakur fare.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ قَالَ: سَمِعْتُ يَحْيَى بْنَ سَعِيدٍ: أَخْبَرَنِي مُحَمَّدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، وَعَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ: أَنَّهُمَا أَتَيَا أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ فَسَأَلاَهُ عَنِ الْحَرُورِيَّةِ: أَسَمِعْتَ النَّبِيَّ ﷺ؟ قَالَ: لاَ أَدْرِي مَا الْحَرُورِيَّةُ، سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "يَخْرُجُ فِي هَذِهِ الأُمَّةِ - وَلَمْ يَقُلْ مِنْهَا - قَوْمٌ تَحْقِرُونَ صَلاَتَكُمْ مَعَ صَلاَتِهِمْ، يَقْرَءُونَ الْقُرْآنَ لاَ يُجَاوِزُ حُلُوقَهُمْ - أَوْ حَنَاجِرَهُمْ - يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ مُرُوقَ السَّهْمِ مِنَ الرَّمِيَّةِ، فَيَنْظُرُ الرَّامِي إِلَى سَهْمِهِ إِلَى نَصْلِهِ إِلَى رِصَافِهِ، فَيَتَمَارَى فِي الْفُوقَةِ: هَلْ عَلِقَ بِهَا مِنَ الدَّمِ شَىْءٌ؟".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6931