Sahihu i Buhariut — Hadithi 6933

Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre · Transmetuesi: Ebu Seid ibn Mualai

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ndante një pasuri, erdhi Abdullah ibn Dhul Huvejsira Temimi dhe tha: “Ji i drejtë, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Mjerë ti! E kush do të jetë i drejtë, nëse nuk jam unë?!” Omer ibn Hatabi tha: “Më jep leje t'ia pres kokën!” Por, Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Lëre, se ky ka ca pasues që ju e nënvlerësoni namazin tuaj kundrejt namazit të tyre dhe agjërimin tuaj kundrejt agjërimit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut: kur shikohen puplat e shigjetës, nuk vërehet asgjë, kur i shikohet maja, sërish nuk vërehet asgjë, kur i shikohet fundi, sërish nuk vërehet asgjë, shikohet dhëmbëzi i saj, nuk ka asnjë shenjë. Pra, as gjurmë zorrësh, as gjak. Shenja e tyre është një burrë, të cilit, njëra dorë, - ose ka thënë: gjoksi i tij, - i duket sikurse gjinjtë e femrës, ose sikurse një copë mishi që lëkundet andej-këndej dhe paraqiten atëherë kur njerëzit përçahen mes vete.” Ebu Seidi ka thënë: “Dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ dhe dëshmoj se kam qenë me Aliun kur i ka luftuar ata. Në atë kohë sollën një burrë që dukej ashtu siç e pati përshkruar Pejgamberi ﷺ.” Në lidhje me të (Abdullah ibn Dhul Huvejsirën) ka zbritur ajeti: “ Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. ” (Teube, 58)

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ قَالَ: بَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ يَقْسِمُ جَاءَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ ذِي الْخُوَيْصِرَةِ التَّمِيمِيُّ فَقَالَ: اعْدِلْ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ: "وَيْحَكَ! وَمَنْ يَعْدِلُ إِذَا لَمْ أَعْدِلْ؟". قَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إئْذَنْ لِي فَأَضْرِبْ عُنُقَهُ. قَالَ: "دَعْهُ فَإِنَّ لَهُ أَصْحَابًا يَحْقِرُ أَحَدُكُمْ صَلاَتَهُ مَعَ صَلاَتِهِ، وَصِيَامَهُ مَعَ صِيَامِهِ، يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ كَمَا يَمْرُقُ السَّهْمُ مِنَ الرَّمِيَّةِ، يُنْظَرُ فِي قُذَذِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ فِي نَصْلِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ فِي رِصَافِهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، ثُمَّ يُنْظَرُ فِي نَضِيِّهِ فَلاَ يُوجَدُ فِيهِ شَىْءٌ، قَدْ سَبَقَ الْفَرْثَ وَالدَّمَ، آيَتُهُمْ رَجُلٌ إِحْدَى يَدَيْهِ - أَوْ قَالَ: ثَدْيَيْهِ - مِثْلُ ثَدْىِ الْمَرْأَةِ - أَوْ قَالَ: مِثْلُ الْبَضْعَةِ - تَدَرْدَرُ، يَخْرُجُونَ عَلَى حِينِ فُرْقَةٍ مِنَ النَّاسِ". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: أَشْهَدُ سَمِعْتُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ وَأَشْهَدُ أَنَّ عَلِيًّا قَتَلَهُمْ وَأَنَا مَعَهُ، جِيءَ بِالرَّجُلِ عَلَى النَّعْتِ الَّذِي نَعَتَهُ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ: فَنَزَلَتْ فِيهِ: ﴿وَمِنْهُمْ مَنْ يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ﴾ [التوبة: ٥٨]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6933