{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6936",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6936",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6936",
  "text": "Ebu Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Misver ibn Mehrame dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ende gjallë dhe i kushtova vëmendje leximit të tij. Kuptova se ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. E prita derisa dha selam, pastaj e shtrëngova (për fyti) me rrobën e sipërme të tij ose timen dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar këtë sure?” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, për Allahun, i Dërguari i Allahut ﷺ ma ka lexuar mua këtë sure (ndryshe nga ajo që e lexove ti), të cilën të dëgjova duke e lexuar.” Kështu, e mora me vete dhe u nisëm për tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilit i thashë: “O i Dërguari i Allahut, e dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar, ndërkaq ti vetë më ke lexuar suren Furkan.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lëshoje, o Omer! Lexo, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e dëgjova më parë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur. Në të vërtetë, ky Kuran ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni atë në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre",
    "position": 88,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/88/kerkimi-i-pendimit-nga-feleshuesit-dhe-refuzuesit-si-dhe-lufta-kunder-tyre"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6936",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Omer ibn Hatabi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ عَبْدٍ الْقَارِيَّ: أَخْبَرَاهُ: أَنَّهُمَا، سَمِعَا عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ، يَقُولُ: سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ حَكِيمٍ، يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ فِي حَيَاةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَاسْتَمَعْتُ لِقِرَاءَتِهِ، فَإِذَا هُوَ يَقْرَؤُهَا عَلَى حُرُوفٍ كَثِيرَةٍ لَمْ يُقْرِئْنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ كَذَلِكَ، فَكِدْتُ أُسَاوِرُهُ فِي الصَّلاَةِ فَانْتَظَرْتُهُ حَتَّى سَلَّمَ، ثُمَّ لَبَّبْتُهُ بِرِدَائِهِ أَوْ بِرِدَائِي فَقُلْتُ: مَنْ أَقْرَأَكَ هَذِهِ السُّورَةَ؟ قَالَ: أَقْرَأَنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قُلْتُ لَهُ: كَذَبْتَ فَوَاللَّهِ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَقْرَأَنِي هَذِهِ السُّورَةَ الَّتِي سَمِعْتُكَ تَقْرَؤُهَا. فَانْطَلَقْتُ أَقُودُهُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ لَهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي سَمِعْتُ هَذَا يَقْرَأُ بِسُورَةِ الْفُرْقَانِ عَلَى حُرُوفٍ لَمْ تُقْرِئْنِيهَا، وَأَنْتَ أَقْرَأْتَنِي سُورَةَ الْفُرْقَانِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَرْسِلْهُ يَا عُمَرُ، اقْرَأْ يَا هِشَامُ\". فَقَرَأَ عَلَيْهِ الْقِرَاءَةَ الَّتِي سَمِعْتُهُ يَقْرَؤُهَا. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَكَذَا أُنْزِلَتْ\". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اقْرَأْ يَا عُمَرُ\". فَقَرَأْتُ فَقَالَ: \"هَكَذَا أُنْزِلَتْ\". ثُمَّ قَالَ: \"إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ أُنْزِلَ عَلَى سَبْعَةِ أَحْرُفٍ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ\".",
    "albanian": "Ebu Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Misver ibn Mehrame dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ende gjallë dhe i kushtova vëmendje leximit të tij. Kuptova se ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. E prita derisa dha selam, pastaj e shtrëngova (për fyti) me rrobën e sipërme të tij ose timen dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar këtë sure?” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, për Allahun, i Dërguari i Allahut ﷺ ma ka lexuar mua këtë sure (ndryshe nga ajo që e lexove ti), të cilën të dëgjova duke e lexuar.” Kështu, e mora me vete dhe u nisëm për tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilit i thashë: “O i Dërguari i Allahut, e dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar, ndërkaq ti vetë më ke lexuar suren Furkan.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lëshoje, o Omer! Lexo, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e dëgjova më parë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur. Në të vërtetë, ky Kuran ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni atë në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6936.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6936.json"
  }
}