Sahihu i Buhariut — Hadithi 6943

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Habab ibn Ereti

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Habab ibn Ereti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ishte i shtrirë mbi një xhybe nën hijen e Qabesë, e i thamë: “Pse nuk po kërkon ndihmë për ne? Pse nuk po e lut Allahun për ne?” Ai iu përgjigj: “Në popujt para jush ka pasur raste kur personit i hapnin një gropë dhe e futnin në të, pastaj ia vendosnin sharrën në kokë dhe e ndanin përgjysmë. Po ashtu, ka pasur raste kur torturohej me krehër hekuri duke ia çjerrë mishin e trupit thellë deri në eshtra dhe palcë, por kjo nuk e lëkundte aspak nga feja e vet. Betohem në Allahun se kjo fe do të kompletohet, saqë njeriu do të udhëtojë prej Sanasë deri në Hadramevt pa iu frikësuar askujt përveç Allahut, ose ujkut për delet e veta. Por ju po nguteni.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا قَيْسٌ عَنْ خَبَّابِ بْنِ الأَرَتِّ قَالَ: شَكَوْنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ مُتَوَسِّدٌ بُرْدَةً لَهُ فِي ظِلِّ الْكَعْبَةِ، فَقُلْنَا: أَلاَ تَسْتَنْصِرُ لَنَا؟ أَلاَ تَدْعُو لَنَا؟ فَقَالَ: "قَدْ كَانَ مَنْ قَبْلَكُمْ يُؤْخَذُ الرَّجُلُ فَيُحْفَرُ لَهُ فِي الأَرْضِ فَيُجْعَلُ فِيهَا، فَيُجَاءُ بِالْمِنْشَارِ فَيُوضَعُ عَلَى رَأْسِهِ فَيُجْعَلُ نِصْفَيْنِ، وَيُمَشَّطُ بِأَمْشَاطِ الْحَدِيدِ مِنْ دُونَ لَحْمِهِ وَعَظْمِهِ، فَمَا يَصُدُّهُ ذَلِكَ عَنْ دِينِهِ. وَاللَّهِ لَيَتِمَّنَّ هَذَا الأَمْرُ، حَتَّى يَسِيرَ الرَّاكِبُ مِنْ صَنْعَاءَ إِلَى حَضْرَمَوْتَ لاَ يَخَافُ إِلاَّ اللَّهَ وَالذِّئْبَ عَلَى غَنَمِهِ، وَلَكِنَّكُمْ تَسْتَعْجِلُونَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6943