Sahihu i Buhariut — Hadithi 6944

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe tha: “Nisuni për te hebrenjtë!” Ne u nisëm dhe, me të arritur te shtëpia e Midrasit, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe tha: “O ju hebrenj, pranojeni Islamin, që të shpëtoni!” Ata i thanë: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim.” Ai u tha: “Këtë edhe po synoj.” Kur i thirri për së dyti, ata sërish u përgjigjën: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim.” Herën e tretë, i Dërguari i Allahut ﷺ shtoi: “Dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë dua t'ju dëboj (nga kjo tokë) , andaj, kush nuk mund ta marrë pasurinë me vete, le ta shesë. Përndryshe, dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ فِي الْمَسْجِدِ، إِذْ خَرَجَ عَلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "انْطَلِقُوا إِلَى يَهُودَ". فَخَرَجْنَا مَعَهُ حَتَّى جِئْنَا بَيْتَ الْمِدْرَاسِ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَنَادَاهُمْ: "يَا مَعْشَرَ يَهُودَ أَسْلِمُوا تَسْلَمُوا". فَقَالُوا: قَدْ بَلَّغْتَ يَا أَبَا الْقَاسِمِ. فَقَالَ: "ذَلِكَ أُرِيدُ "، ثُمَّ قَالَهَا الثَّانِيَةَ. فَقَالُوا: قَدْ بَلَّغْتَ يَا أَبَا الْقَاسِمِ. ثُمَّ قَالَ فِي الثَّالِثَةِ فَقَالَ: "اعْلَمُوا أَنَّ الأَرْضَ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ، وَإِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُجْلِيَكُمْ، فَمَنْ وَجَدَ مِنْكُمْ بِمَالِهِ شَيْئًا فَلْيَبِعْهُ، وَإِلاَّ فَاعْلَمُوا أَنَّمَا الأَرْضُ لِلَّهِ وَرَسُولِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6944