Sahihu i Buhariut — Hadithi 6945

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Hansa bint Hidham Ensarja

Shqip

Jahja ibn Kazea na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Abdurrahmani dhe Muxhemiu, të dy bijtë e Jezid ibn Xharije Ensariut, se Hansa bint Hidham Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i saj e martoi duke qenë e ve, gjë me të cilën ajo nuk u pajtua. Kështu, ajo shkoi te Pejgamberi ﷺ, i cili e anuloi martesën e saj.

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ وَمُجَمِّعٍ ابْنَىْ يَزِيدَ بْنِ جَارِيَةَ الأَنْصَارِيِّ، عَنْ خَنْسَاءَ بِنْتِ خِذَامٍ الأَنْصَارِيَّةِ: أَنَّ أَبَاهَا زَوَّجَهَا وَهِيَ ثَيِّبٌ، فَكَرِهَتْ ذَلِكَ، فَأَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ فَرَدَّ نِكَاحَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6945