Sahihu i Buhariut — Hadithi 6946

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Ebu Amër Dhekvani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a duhet të pyeten femrat për martesën e tyre?” - “Po”, - tha ai. - Por, kur beqarja pyetet, turpërohet, andaj hesht, - i thashë. - “Heshtja e saj aludon në pëlqimin e saj” , - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ أَبِي عَمْرٍو - هُوَ ذَكْوَانُ - عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، يُسْتَأْمَرُ النِّسَاءُ فِي أَبْضَاعِهِنَّ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قُلْتُ: فَإِنَّ الْبِكْرَ تُسْتَأْمَرُ فَتَسْتَحِي فَتَسْكُتُ. قَالَ: "سُكَاتُهَا إِذْنُهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6946