Sahihu i Buhariut — Hadithi 6948

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Husejn ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Esbat ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Fejruz Shejbaniu se Ikrime transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth ajetit: “O besimtarë! Nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme...”, (Nisa, 19) ka thënë: “Në të kaluarën ka qenë zakon që, kur burri vdiste, rrethi i afërm familjar ishin më meritorë për gruan e tij: nëse donin, martoheshin me të ose e martonin me dikë tjetër, ose, nëse donin, e linin të pamartuar. Pra, ata ishin më meritorë për të sesa familjarët e saj. Atëherë zbriti ky ajet për këtë tematikë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حُسَيْنُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا أَسْبَاطُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا الشَّيْبَانِيُّ سُلَيْمَانُ بْنُ فَيْرُوزَ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: وَقَالَ الشَّيْبَانِيُّ: وَحَدَّثَنِي عَطَاءٌ أَبُو الْحَسَنِ السُّوَائِيُّ، وَلاَ أَظُنُّهُ إِلاَّ ذَكَرَهُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ يَحِلُّ لَكُمْ أَنْ تَرِثُوا النِّسَاءَ كَرْهًا ﴾ [النساء: ١٩] قَالَ: كَانُوا إِذَا مَاتَ الرَّجُلُ كَانَ أَوْلِيَاؤُهُ أَحَقَّ بِامْرَأَتِهِ، إِنْ شَاءَ بَعْضُهُمْ تَزَوَّجَهَا، وَإِنْ شَاءُوا زَوَّجُوهَا، وَإِنْ شَاءُوا لَمْ يُزَوِّجْهَا، فَهُمْ أَحَقُّ بِهَا مِنْ أَهْلِهَا. فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ فِي ذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6948