Sahihu i Buhariut — Hadithi 6949

Fjalët dhe veprimet e imponuara · Transmetuesi: Safije bint Ebu Ubejdi

Shqip

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Nafiu se Safije bint Ebu Ubejdi tregon: “Një rob i oborrit mbretëror bëri zina me një robëreshë lufte. Ai e kishte detyruar me dhunë derisa ia kishte prishur virgjërinë. Si pasojë, Omeri e dënoi me kamxhik robin dhe e dëboi (nga vendi), ndërsa robëreshën nuk e dënoi, sepse robi e kishte detyruar.” Zuhriu, në lidhje me robëreshën beqare, së cilës një mashkull i lirë ia prish virgjërinë dhunshëm, ka thënë: “Gjykatësi e vlerëson sipas vlerës së një robëreshe beqare, kurse të lirin e dënon me kamxhik. Dijetarët kanë thënë: “Nëse robëresha e ve dhunohet, nuk kompensohet, porse zinaqari duhet të dënohet.”

Arabisht

وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ: أَنَّ صَفِيَّةَ ابْنَةَ أَبِي عُبَيْدٍ أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ عَبْدًا مِنْ رَقِيقِ الإِمَارَةِ وَقَعَ عَلَى وَلِيدَةٍ مِنَ الْخُمُسِ، فَاسْتَكْرَهَهَا حَتَّى افْتَضَّهَا، فَجَلَدَهُ عُمَرُ الْحَدَّ وَنَفَاهُ، وَلَمْ يَجْلِدِ الْوَلِيدَةَ مِنْ أَجْلِ أَنَّهُ اسْتَكْرَهَهَا. وَقَالَ الزُّهْرِيُّ فِي الأَمَةِ الْبِكْرِ: يَفْتَرِعُهَا الْحُرُّ، يُقِيمُ ذَلِكَ الْحَكَمُ مِنَ الأَمَةِ الْعَذْرَاءِ بِقَدْرِ ثَمَنِهَا وَيُجْلَدُ، وَلَيْسَ فِي الأَمَةِ الثَّيِّبِ فِي قَضَاءِ الأَئِمَّةِ غُرْمٌ، وَلَكِنْ عَلَيْهِ الْحَدُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6949