Sahihu i Buhariut — Hadithi 6959

Mashtrimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Sad ibn Ubade Ensariu e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për nënën e vet, e cila kishte vdekur pa përmbushur një zotim. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ti përmbushe zotimin e saj!” Buhariu ka thënë: “Disa thonë: “Kur devetë të arrijnë numrin njëzet, për to duhet të jepen zekat katër dele. Por, nëse pronari ia fal dikujt ose i shet para se të përmbushet viti, për t'i ikur zekatit ose për të bërë hile, nuk detyrohet asgjë. Po ashtu, edhe nëse i shpërdor, saqë i ngordhin ato, nuk ka zekat në pasurinë e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْن مَسْعُودٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضي الله عنهما - قَالَ: اسْتَفْتَى سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ الأَنْصَارِيُّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي نَذْرٍ كَانَ عَلَى أُمِّهِ، تُوُفِّيَتْ قَبْلَ أَنْ تَقْضِيَهُ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اقْضِهِ عَنْهَا ". وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِذَا بَلَغَتِ الإِبِلُ عِشْرِينَ، فَفِيهَا أَرْبَعُ شِيَاهٍ، فَإِنْ وَهَبَهَا قَبْلَ الْحَوْلِ أَوْ بَاعَهَا، فِرَارًا أَوْ احْتِيَالاً لإِسْقَاطِ الزَّكَاةِ، فَلاَ شَىْءَ عَلَيْهِ، وَكَذَلِكَ إِنْ أَتْلَفَهَا فَمَاتَ، فَلاَ شَىْءَ فِي مَالِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6959