Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar martesën e llojit shigar. Ubejdullahu thotë: “E pyeta Nafiun: “Çfarë është shigari?” Ai m'u përgjigj: “Kur dikush e marton vajzën e tjetrit për të birin, me kusht që edhe ai t'ia marrë vajzën e këtij për martesë, pa u dhënë mehër nuseve. Ose, kur dikush martohet me motrën e tjetrit me kusht që ta martojë motrën e vet me të, pa u dhënë mehër nuseve.” Buhariu thotë: “Disa kanë thënë: “Nëse dikush bën hile dhe martohet sipas llojit shigar të martesës, i pranohet, përveç kushtit, i cili refuzohet.” Ndërkaq, për martesën mut'a kanë thënë: “Martesa është e pavlefshme dhe kushti është i refuzuar.” Disa të tjerë thonë: “Edhe martesa shigar, edhe mut'a janë të pranueshme, por kushti i tyre është i refuzuar.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنِ الشِّغَارِ. قُلْتُ لِنَافِعٍ: مَا الشِّغَارُ؟ قَالَ: يَنْكِحُ ابْنَةَ الرَّجُلِ وَيُنْكِحُهُ ابْنَتَهُ بِغَيْرِ صَدَاقٍ، وَيَنْكِحُ أُخْتَ الرَّجُلِ وَيُنْكِحُهُ أُخْتَهُ بِغَيْرِ صَدَاقٍ. وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِنِ احْتَالَ حَتَّى تَزَوَّجَ عَلَى الشِّغَارِ، فَهْوَ جَائِزٌ، وَالشَّرْطُ بَاطِلٌ. وَقَالَ فِي الْمُتْعَةِ: النِّكَاحُ فَاسِدٌ وَالشَّرْطُ بَاطِلٌ. وَقَالَ بَعْضُهُمُ: الْمُتْعَةُ وَالشِّغَارُ جَائِزٌ، وَالشَّرْطُ بَاطِلٌ.