Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Haseni dhe Abdullahu, të dy bijtë e Muhamed ibn Aliut se Muhamed ibn Aliu tregon se dikush i tha Aliut: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lejon kurorëzimin mut'a.” Aliu ia ktheu: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar atë në ditën e Hajberit, ku e ka ndaluar edhe ngrënien e mishit të gomarit.” Buhariu ka thënë: “Disa thonë se, nëse personi bën hile dhe lidh martesë të llojit mut'a, martesa e tillë është e pavlefshme.” Ndërkaq, disa të tjerë thonë se kurorëzimi është i vlefshëm, ndërsa kushti është i refuzuar.
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ عَنِ الْحَسَنِ وَعَبْدِ اللَّهِ ابْنَيْ مُحَمَّدِ بْنِ عَلِيٍّ، عَنْ أَبِيهِمَا: أَنَّ عَلِيًّا - رضى الله عنه - قِيلَ لَهُ: إِنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ لاَ يَرَى بِمُتْعَةِ النِّسَاءِ بَأْسًا. فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنْهَا يَوْمَ خَيْبَرَ، وَعَنْ لُحُومِ الْحُمُرِ الإِنْسِيَّةِ. وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِنِ احْتَالَ حَتَّى تَمَتَّعَ، فَالنِّكَاحُ فَاسِدٌ. وَقَالَ بَعْضُهُمُ: النِّكَاحُ جَائِزٌ وَالشَّرْطُ بَاطِلٌ.