Sahihu i Buhariut — Hadithi 6968

Mashtrimi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk kurorëzohet beqarja pa lejen e saj dhe nuk kurorëzohet e veja pa urdhrin e saj.” - O i Dërguari i Allahut, e si është leja e saj? - pyetën të pranishmit. - “Kur ajo hesht”, - tha Pejgamberi ﷺ. Buhariu ka thënë: “Disa thonë se, nëse beqares nuk i kërkohet leja e as që martohet, porse dikush bën hile duke i marrë dy dëshmitarë të rrejshëm, për të dëshmuar gjoja se ai e ka martuar beqaren në fjalë me lejen e saj, si rrjedhojë, kadiu e aprovon martesën e saj dhe, në anën tjetër, burri e di se dëshmia është e kotë, atëherë nuk prish punë nëse ai bën marrëdhënie me të dhe se kurorëzimi në fjalë është i vlefshëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لاَ تُنْكَحُ الْبِكْرُ حَتَّى تُسْتَأْذَنَ، وَلاَ الثَّيِّبُ حَتَّى تُسْتَأْمَرَ". فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، كَيْفَ إِذْنُهَا؟ قَالَ: "إِذَا سَكَتَتْ". وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِنْ لَمْ تُسْتَأْذَنِ الْبِكْرُ وَلَمْ تَزَوَّجْ، فَاحْتَالَ رَجُلٌ فَأَقَامَ شَاهِدَيْنِ زُورًا أَنَّهُ تَزَوَّجَهَا بِرِضَاهَا، فَأَثْبَتَ الْقَاضِي نِكَاحَهَا، وَالزَّوْجُ يَعْلَمُ أَنَّ الشَّهَادَةَ بَاطِلَةٌ، فَلاَ بَأْسَ أَنْ يَطَأَهَا، وَهُوَ تَزْوِيجٌ صَحِيحٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6968