Sahihu i Buhariut — Hadithi 6969

Mashtrimi · Transmetuesi: Hansa bint Hidham Ensarja

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi se Kasimi tregon: “Një grua, pasardhëse e Xhaferit, u frikësua se kujdestari i saj do ta martonte pa dëshirën e saj. Kështu, ajo dërgoi dikë te dy ensarë të moshuar: tek Abdurrahmani dhe Muxhemiu, dy bijtë e Xharijes. Ata i thanë: “Mos u brengos, se Hansa bint Hidhamin babai i vet e pati martuar me dikë pa dëshirën e saj, por Pejgamberi ﷺ e pati anuluar kurorën e saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ عَنِ الْقَاسِمِ: أَنَّ امْرَأَةً مِنْ وَلَدِ جَعْفَرٍ تَخَوَّفَتْ أَنْ يُزَوِّجَهَا وَلِيُّهَا وَهِيَ كَارِهَةٌ، فَأَرْسَلَتْ إِلَى شَيْخَيْنِ مِنَ الأَنْصَارِ: عَبْدِ الرَّحْمَنِ وَمُجَمِّعٍ ابْنَىْ جَارِيَةَ. قَالاَ: فَلاَ تَخْشَيْنَ، فَإِنَّ خَنْسَاءَ بِنْتَ خِذَامٍ أَنْكَحَهَا أَبُوهَا وَهِيَ كَارِهَةٌ، فَرَدَّ النَّبِيُّ ﷺ ذَلِكَ. قَالَ سُفْيَانُ: وَأَمَّا عَبْدُ الرَّحْمَنِ فَسَمِعْتُهُ يَقُولُ عَنْ أَبِيهِ: إِنَّ خَنْسَاءَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6969