Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Dhekvani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Beqares i kërkohet leja (për martesë) .” - Por beqarja turpërohet? - i thashë. - “Leja e saj është heshtja” , - tha Pejgamberi ﷺ. Buhariu shton: “Përkundër kësaj, disa thonë se, nëse një person do një vajzë jetime a beqare, e cila nuk pranon të martohet me të, porse ai bën hile duke i sjellë dy dëshmitarë të rrejshëm, gjoja se është martuar me atë vajzë dhe, kur ajo e arrin moshën madhore, pajtohet dhe kadiu e pranon dëshminë e rrejshme, edhe pse burri e di se kjo është e pavlefshme, megjithatë atij i lejohet të bëjë marrëdhënie me të.”
حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ ذَكْوَانَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "الْبِكْرُ تُسْتَأْذَنُ". قُلْتُ: إِنَّ الْبِكْرَ تَسْتَحِي. قَالَ: "إِذْنُهَا صُمَاتُهَا". وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِنْ هَوِيَ إِنْسَانٌ جَارِيَةً يَتِيمَةً أَوْ بِكْرًا فَأَبَتْ، فَاحْتَالَ، فَجَاءَ بِشَاهِدَيْ زُورٍ عَلَى أَنَّهُ تَزَوَّجَهَا، فَأَدْرَكَتْ فَرَضِيَتِ الْيَتِيمَةُ، فَقَبِلَ الْقَاضِي شَهَادَةَ الزُّورِ، وَالزَّوْجُ يَعْلَمُ بِبُطْلاَنِ ذَلِكَ، حَلَّ لَهُ الْوَطْءُ.