Sahihu i Buhariut — Hadithi 6974

Mashtrimi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Amir ibn Sad ibn Vekasi se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e përmendi murtajën dhe tha: “Ajo ka qenë lloj dënimi me të cilin janë ndëshkuar disa popuj, porse një pjesë e saj ka mbetur ende. Prandaj, herë largohet, herë paraqitet. Kështu, kush dëgjon se murtaja ka rënë në ndonjë vend, të mos shkojë aty, e, kush qëllon në ndonjë vend që tanimë ka rënë, të mos largohet prej aty për të ikur prej saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: حَدَّثَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: حَدَّثَنَا عَامِرُ بْنُ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ: أَنَّهُ سَمِعَ أُسَامَةَ بْنَ زَيْدٍ يُحَدِّثُ سَعْدًا: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ ذَكَرَ الْوَجَعَ فَقَالَ: "رِجْزٌ، أَوْ عَذَابٌ، عُذِّبَ بِهِ بَعْضُ الأُمَمِ، ثُمَّ بَقِيَ مِنْهُ بَقِيَّةٌ، فَيَذْهَبُ الْمَرَّةَ وَيَأْتِي الأُخْرَى، فَمَنْ سَمِعَ بِهِ بِأَرْضٍ فَلاَ يُقْدِمَنَّ عَلَيْهِ، وَمَنْ كَانَ بِأَرْضٍ وَقَعَ بِهَا فَلاَ يَخْرُجْ فِرَارًا مِنْهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6974