{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6977",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6977",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6977",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi rrëfen: “Misver ibn Mahremi erdhi e ma vendosi dorën mbi sup dhe së bashku shkuam te Sadi. Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i tha Misverit: “A nuk po i thua këtij që ta blejë shtëpinë time?” - Nuk i jap më shumë se katërqind (mithkalë), madje, ose në shuma të ndara, ose me këste, - tha Sadi. - Mua m'i kanë ofruar pesëqind në dorë, porse nuk e kam dhënë. Sikur të mos e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit”, nuk do të ta shisja fare, - ia ktheu Ebu Rafiu. Ali ibn Abdullahu tregon: “I thashë Sufjanit: “Mameri nuk ka thënë kështu.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse dikush dëshiron ta shesë pjesën në të cilën ortaku ka të drejtë parablerjeje, i lejohet të bëjë hile për ta zhvleftësuar të drejtën e ortakut për parablerje. Kështu, shitësi në fjalë shtëpinë ia fal blerësit, pra, i vendos kufijtë rreth saj dhe ia dorëzon. Më pas, blerësi ia kompenson atij me një mijë dërhemë, rrjedhimisht, ortaku nuk ka të drejtë parablerjeje.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mashtrimi",
    "position": 90,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/90/mashtrimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6977",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Rafiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ مَيْسَرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ عَمْرَو بْنَ الشَّرِيدِ قَالَ: جَاءَ الْمِسْوَرُ بْنُ مَخْرَمَةَ فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَى مَنْكِبِي، فَانْطَلَقْتُ مَعَهُ إِلَى سَعْدٍ، فَقَالَ أَبُو رَافِعٍ لِلْمِسْوَرِ: أَلاَ تَأْمُرُ هَذَا أَنْ يَشْتَرِيَ مِنِّي بَيْتِي الَّذِي فِي دَارِي؟ فَقَالَ: لاَ أَزِيدُهُ عَلَى أَرْبَعِمِائَةٍ، إِمَّا مُقَطَّعَةٍ وَإِمَّا مُنَجَّمَةٍ. قَالَ: أُعْطِيتُ خَمْسَمِائَةٍ نَقْدًا، فَمَنَعْتُهُ، وَلَوْلاَ أَنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ ﷺ يَقُولُ: \"الْجَارُ أَحَقُّ بِصَقَبِهِ \"، مَا بِعْتُكَهُ، أَوْ قَالَ: مَا أَعْطَيْتُكَهُ. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: إِنَّ مَعْمَرًا لَمْ يَقُلْ هَكَذَا. قَالَ: لَكِنَّهُ قَالَهُ لِي هَكَذَا. وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِذَا أَرَادَ أَنْ يَبِيعَ الشُّفْعَةَ فَلَهُ أَنْ يَحْتَالَ حَتَّى يُبْطِلَ الشُّفْعَةَ فَيَهَبُ الْبَائِعُ لِلْمُشْتَرِي الدَّارَ، وَيَحُدُّهَا وَيَدْفَعُهَا إِلَيْهِ، وَيُعَوِّضُهُ الْمُشْتَرِي أَلْفَ دِرْهَمٍ، فَلاَ يَكُونُ لِلشَّفِيعِ فِيهَا شُفْعَةٌ.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi rrëfen: “Misver ibn Mahremi erdhi e ma vendosi dorën mbi sup dhe së bashku shkuam te Sadi. Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i tha Misverit: “A nuk po i thua këtij që ta blejë shtëpinë time?” - Nuk i jap më shumë se katërqind (mithkalë), madje, ose në shuma të ndara, ose me këste, - tha Sadi. - Mua m'i kanë ofruar pesëqind në dorë, porse nuk e kam dhënë. Sikur të mos e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit”, nuk do të ta shisja fare, - ia ktheu Ebu Rafiu. Ali ibn Abdullahu tregon: “I thashë Sufjanit: “Mameri nuk ka thënë kështu.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse dikush dëshiron ta shesë pjesën në të cilën ortaku ka të drejtë parablerjeje, i lejohet të bëjë hile për ta zhvleftësuar të drejtën e ortakut për parablerje. Kështu, shitësi në fjalë shtëpinë ia fal blerësit, pra, i vendos kufijtë rreth saj dhe ia dorëzon. Më pas, blerësi ia kompenson atij me një mijë dërhemë, rrjedhimisht, ortaku nuk ka të drejtë parablerjeje.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6977.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6977.json"
  }
}