{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6979",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6979",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6979",
  "text": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngarkoi një burrë, që quhej Ibn Lutbije, për të mbledhur zekatin e fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ i kërkoi llogari, e në atë rast ai tha: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës sate, e të shohim nëse po të vjen ty dhurata, nëse je i sinqertë?” Pastaj na ligjëroi, e falënderoi, e madhëroi Allahun dhe tha: “Unë ngarkoj ndonjërin prej jush, me ndonjë punë të cilën ma ka ngarkuar Allahu, e pastaj ai vjen dhe thotë: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo dhuratë më është dhënë mua.” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohim nëse po i vjen dhurata? Betohem në Allahun se, nëse dikush prej jush merr diçka pa hak, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun duke e bartur atë që ka marrë . Do t'ju njoh nëse e takoni Allahun duke bartur një deve (në shpinë) duke buluritur, ose një lopë duke pëllitur, ose një dele duke blegëruar.” Pastaj i ngriti duart, saqë i dallohej bardhësia e sqetullave dhe tha: “O Allah, a ua kumtova?” Ebu Humejdi shton: “Tërë këtë e kam parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët e mi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Mashtrimi",
    "position": 90,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/90/mashtrimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6979",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Humejd Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ قَالَ: اسْتَعْمَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَجُلاً عَلَى صَدَقَاتِ بَنِي سُلَيْمٍ يُدْعَى ابْنَ اللُّتَبِيَّةِ، فَلَمَّا جَاءَ حَاسَبَهُ قَالَ: هَذَا مَالُكُمْ وَهَذَا هَدِيَّةٌ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"فَهَلاَّ جَلَسْتَ فِي بَيْتِ أَبِيكَ وَأُمِّكَ، حَتَّى تَأْتِيَكَ هَدِيَّتُكَ إِنْ كُنْتَ صَادِقًا ؟!\" ثُمَّ خَطَبَنَا فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \" أَمَّا بَعْدُ، فَإِنِّي أَسْتَعْمِلُ الرَّجُلَ مِنْكُمْ عَلَى الْعَمَلِ مِمَّا وَلاَّنِي اللَّهُ، فَيَأْتِي فَيَقُولُ: هَذَا مَالُكُمْ وَهَذَا هَدِيَّةٌ أُهْدِيَتْ لِي. أَفَلاَ جَلَسَ فِي بَيْتِ أَبِيهِ وَأُمِّهِ حَتَّى تَأْتِيَهُ هَدِيَّتُهُ؟! وَاللَّهِ لاَ يَأْخُذُ أَحَدٌ مِنْكُمْ شَيْئًا بِغَيْرِ حَقِّهِ، إِلاَّ لَقِيَ اللَّهَ يَحْمِلُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَلأَعْرِفَنَّ أَحَدًا مِنْكُمْ لَقِيَ اللَّهَ يَحْمِلُ بَعِيرًا لَهُ رُغَاءٌ، أَوْ بَقَرَةً لَهَا خُوَارٌ، أَوْ شَاةً تَيْعَرُ \" . ثُمَّ رَفَعَ يَدَيْهِ حَتَّى رُئِيَ بَيَاضُ إِبْطِهِ، يَقُولُ: \"اللَّهُمَّ هَلْ بَلَّغْتُ؟\" بَصُرَ عَيْنِي وَسَمِعَ أُذُنِي.",
    "albanian": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngarkoi një burrë, që quhej Ibn Lutbije, për të mbledhur zekatin e fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ i kërkoi llogari, e në atë rast ai tha: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës sate, e të shohim nëse po të vjen ty dhurata, nëse je i sinqertë?” Pastaj na ligjëroi, e falënderoi, e madhëroi Allahun dhe tha: “Unë ngarkoj ndonjërin prej jush, me ndonjë punë të cilën ma ka ngarkuar Allahu, e pastaj ai vjen dhe thotë: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo dhuratë më është dhënë mua.” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohim nëse po i vjen dhurata? Betohem në Allahun se, nëse dikush prej jush merr diçka pa hak, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun duke e bartur atë që ka marrë . Do t'ju njoh nëse e takoni Allahun duke bartur një deve (në shpinë) duke buluritur, ose një lopë duke pëllitur, ose një dele duke blegëruar.” Pastaj i ngriti duart, saqë i dallohej bardhësia e sqetullave dhe tha: “O Allah, a ua kumtova?” Ebu Humejdi shton: “Tërë këtë e kam parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët e mi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6979.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6979.json"
  }
}