Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jahja ibn Ebu Kethiri - ndërkohë (Musededi) e lavdëroi dhe tregoi se e kishte takuar në Jemame, - e ky nga babai tij, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, kurse të këqijat prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe, rrjedhimisht, s'do t'i bëjë dëm asgjë.” Abdullah ibn Jahjai transmeton njëjtë nga babai i tij, e këtij i ka treguar Abdullahu, i biri i Ebu Katades, nga babai i tij, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ - وَأَثْنَى عَلَيْهِ خَيْرًا لَقِيتُهُ بِالْيَمَامَةِ - عَنْ أَبِيهِ: حَدَّثَنَا أَبُو سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي قَتَادَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الرُّؤْيَا الصَّالِحَةُ مِنَ اللَّهِ، وَالْحُلْمُ مِنَ الشَّيْطَانِ، فَإِذَا حَلَمَ فَلْيَتَعَوَّذْ مِنْهُ وَلْيَبْصُقْ عَنْ شِمَالِهِ، فَإِنَّهَا لاَ تَضُرُّهُ". وَعَنْ أَبِيهِ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي قَتَادَةَ عَنْ أَبِيهِ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ.