Sahihu i Buhariut — Hadithi 6998

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Mikdam Ixhliu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdurrahman Tufaviu, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë fjalët gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) . Ndërkaq, mbrëmë, teksa po flija, dikush m'i ofroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.” Ebu Hurejra thoshte: “ I Dërguari i Allahut ﷺ ka shkuar, ndërsa ju ende po i konsumoni ato.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ الْمِقْدَامِ الْعِجْلِيُّ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الطُّفَاوِيُّ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أُعْطِيتُ مَفَاتِيحَ الْكَلِمِ، وَنُصِرْتُ بِالرُّعْبِ، وَبَيْنَمَا أَنَا نَائِمٌ الْبَارِحَةَ إِذْ أُتِيتُ بِمَفَاتِيحِ خَزَائِنِ الأَرْضِ حَتَّى وُضِعَتْ فِي يَدِي". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَذَهَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَنْتُمْ تَنْتَقِلُونَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6998