Në vazhdim të hadithit paraprak, Enes ibn Maliku tregon se Umu Harami e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai ia ktheu: “Disa persona të umetit tim, të cilët kalonin nëpërmjet këtij deti duke luftuar në rrugën e Allahut, m'u shfaqën si mbretër të mbështetur nëpër shtretër (të Xhenetit) .” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut për të dhe sërish lëshoi kokën (për të fjetur). Edhe për së dyti u zgjua duke qeshur. Umu Harami e pyeti sërish: “Çfarë të bën të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa persona, pjesëtarë të umetit tim, m'u paraqitën duke luftuar në rrugën e Allahut” - sikurse herën e parë. Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Ti do të jesh prej të parave.” Në kohën e Muavi ibn Ebu Sufjanit, ajo (Umu Harami) ia mësyu detit (për të luftuar) dhe, kur doli nga deti, u rrëzua nga kafsha e saj dhe vdiq.”
قَالَتْ: فَقُلْتُ: مَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ، غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ، يَرْكَبُونَ ثَبَجَ هَذَا الْبَحْرِ، مُلُوكًا عَلَى الأَسِرَّةِ - أَوْ مِثْلَ الْمُلُوكِ - عَلَى الأَسِرَّةِ". شَكَّ إِسْحَاقُ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ، فَدَعَا لَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ وَضَعَ رَأْسَهُ ثُمَّ اسْتَيْقَظَ وَهُوَ يَضْحَكُ. فَقُلْتُ: مَا يُضْحِكُكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "نَاسٌ مِنْ أُمَّتِي عُرِضُوا عَلَىَّ، غُزَاةً فِي سَبِيلِ اللَّهِ". - كَمَا قَالَ فِي الأُولَى -. قَالَتْ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَجْعَلَنِي مِنْهُمْ. قَالَ: "أَنْتِ مِنَ الأَوَّلِينَ". فَرَكِبَتِ الْبَحْرَ فِي زَمَانِ مُعَاوِيَةَ بْنِ أَبِي سُفْيَانَ فَصُرِعَتْ عَنْ دَابَّتِهَا حِينَ خَرَجَتْ مِنَ الْبَحْرِ، فَهَلَكَتْ.