Sahihu i Buhariut — Hadithi 7003

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Umu Ala Ensarja

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), një ensare që ia kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ, tregon: “Kur (muhaxhirët erdhën nga Meka) u shpërndanë me short, e neve na ra Othman ibn Medhuni. Pasi e vendosëm në një prej shtëpive tona, u sëmur dhe vdiq. Kështu, e pastruam dhe e qefinosëm me rrobat e tij. Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, unë thashë: “Allahu të mëshiroftë, o Ebu Saib! Dëshmoj se Allahu të ka nderuar.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “E si e ditke ti se Allahu e ka nderuar atë?” - T'u bëfsha kurban me babë, o i Dërguari i Allahut, kë e nderon Allahu, pra? - pyeta. - “Sa i përket këtij, betohem në Allahun se i ka ardhur e qarta (vdekja) . Betohem në Allahun se unë shpresoj për të mirësinë! Betohem në Allahun se nuk e di as çfarë do të bëhet me mua, ndonëse jam i Dërguari i Allahut” , - tha ai. - Betohem në Allahun se kurrë nuk do të lavdëroj dikë pas tij (Othmanit), - thashë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي خَارِجَةُ بْنُ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ، أَنَّ أُمَّ الْعَلاَءِ - امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ بَايَعَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ -: أَخْبَرَتْهُ أَنَّهُمُ اقْتَسَمُوا الْمُهَاجِرِينَ قُرْعَةً. قَالَتْ: فَطَارَ لَنَا عُثْمَانُ بْنُ مَظْعُونٍ، وَأَنْزَلْنَاهُ فِي أَبْيَاتِنَا، فَوَجِعَ وَجَعَهُ الَّذِي تُوُفِّيَ فِيهِ، فَلَمَّا تُوُفِّيَ غُسِّلَ وَكُفِّنَ فِي أَثْوَابِهِ دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَتْ: فَقُلْتُ: رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَيْكَ أَبَا السَّائِبِ، فَشَهَادَتِي عَلَيْكَ لَقَدْ أَكْرَمَكَ اللَّهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَمَا يُدْرِيكِ أَنَّ اللَّهَ أَكْرَمَهُ؟" فَقُلْتُ: بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَمَنْ يُكْرِمُهُ اللَّهُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَمَّا هُوَ فَوَاللَّهِ لَقَدْ جَاءَهُ الْيَقِينُ، وَاللَّهِ إِنِّي لأَرْجُو لَهُ الْخَيْرَ، وَوَاللَّهِ مَا أَدْرِي - وَأَنَا رَسُولُ اللَّهِ - مَاذَا يُفْعَلُ بِي". فَقَالَتْ: وَاللَّهِ لاَ أُزَكِّي بَعْدَهُ أَحَدًا أَبَدًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7003