Sahihu i Buhariut — Hadithi 7012

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Para se të të martoja, të kam parë në ëndërr dy herë me një petk prej mëndafshi, një melek duke të të bartur, të cilit i thashë: “Ma zbulo atë!” Kur e zbuloi, më dole ti. Unë thosha: “Nëse kjo (ëndërr) është prej Allahut, Ai do ta bëjë realitet. Pastaj prapë të kam parë ashtu duke të të bartur në një petk mëndafshi, e në atë rast i thashë: “Ma zbulo!” Kur e zbuloi, më dole ti. Thashë: “Nëse kjo është prej Allahut, Ai do ta bëjë realitet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أُرِيتُكِ قَبْلَ أَنْ أَتَزَوَّجَكِ مَرَّتَيْنِ، رَأَيْتُ الْمَلَكَ يَحْمِلُكِ فِي سَرَقَةٍ مِنْ حَرِيرٍ فَقُلْتُ لَهُ: اكْشِفْ. فَكَشَفَ فَإِذَا هِيَ أَنْتِ، فَقُلْتُ: إِنْ يَكُنْ هَذَا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ يُمْضِهِ. ثُمَّ أُرِيتُكِ يَحْمِلُكِ فِي سَرَقَةٍ مِنْ حَرِيرٍ فَقُلْتُ: اكْشِفْ. فَكَشَفَ فَإِذَا هِيَ أَنْتِ فَقُلْتُ: إِنْ يَكُ هَذَا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ يُمْضِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7012