Sahihu i Buhariut — Hadithi 7018

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Umu Ala Ensarja

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur e të), një ensare që ia kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ, rrëfen: “Othman ibn Medhunit i ra shorti të vijë te ne kur ensarët hodhën short për t'i akomoduar muhaxhirët. Por, duke qenë te ne, Othman ibn Medhunin e kaploi një sëmundje, andaj e kuruam deri në vdekje, pastaj e qefinosëm me rrobat e tij. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne, unë thashë: “Mëshira e Allahut qoftë mbi ty, o Ebu Saib (Othman ibn Medhun)! Unë jam dëshmitare jotja se Allahu të ka nderuar.” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “E si e ditke ti?” I thashë: “Për Allahun, nuk e di.” Ai më tha: “Sa i përket atij, i ka ardhur e qarta (vdekja) . Unë vërtet shpresoj për të mirësi nga Allahu, porse, betohem në Allahun se, ndonëse jam i Dërguari i Allahut, nuk di çfarë do të bëhet me mua e as me ju.” Me të dëgjuar këtë, thashë: “Betohem në Allahun se më s'do të lavdëroj askënd pas tij.” Por, kur rashë në gjumë, e pashë Othmanin në ëndërr tek po i rridhte një lumë. Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Ajo është vepra e tij që i rrjedh pranë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ خَارِجَةَ بْنِ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ، عَنْ أُمِّ الْعَلاَء ِ - وَهِيَ امْرَأَةٌ مِنْ نِسَائِهِمْ بَايَعَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ - قَالَتْ: طَارَ لَنَا عُثْمَانُ بْنُ مَظْعُونٍ فِي السُّكْنَى حِينَ اقْتَرَعَتِ الأَنْصَارُ عَلَى سُكْنَى الْمُهَاجِرِينَ، فَاشْتَكَى فَمَرَّضْنَاهُ حَتَّى تُوُفِّيَ، ثُمَّ جَعَلْنَاهُ فِي أَثْوَابِهِ فَدَخَلَ عَلَيْنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَيْكَ أَبَا السَّائِبِ، فَشَهَادَتِي عَلَيْكَ لَقَدْ أَكْرَمَكَ اللَّهُ. قَالَ: "وَمَا يُدْرِيكِ؟" قُلْتُ: لاَ أَدْرِي وَاللَّهِ. قَالَ: "أَمَّا هُوَ فَقَدْ جَاءَهُ الْيَقِينُ، إِنِّي لأَرْجُو لَهُ الْخَيْرَ مِنَ اللَّهِ، وَاللَّهِ مَا أَدْرِي - وَأَنَا رَسُولُ اللَّهِ - مَا يُفْعَلُ بِي وَلاَ بِكُمْ". قَالَتْ أُمُّ الْعَلاَءِ: فَوَاللَّهِ لاَ أُزَكِّي أَحَدًا بَعْدَهُ. قَالَتْ: وَرَأَيْتُ لِعُثْمَانَ فِي النَّوْمِ عَيْنًا تَجْرِي، فَجِئْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ فَقَالَ: "ذَاكِ عَمَلُهُ يَجْرِي لَهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7018