Jakub ibn Ibrahim ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Shuajb ibn Harbi, e këtij i ka treguar Sahr ibn Xhuvejriu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Pashë në ëndërr se) teksa isha te një bunar duke nxjerrë ujë, erdhën Ebu Bekri dhe Omeri. Ebu Bekri e mori kovën dhe nxori një ose dy kova, porse gjatë nxjerrjes kishte dobësi, Allahu e faltë! Pastaj, Ibn Hatabi e mori prej dorës së Ebu Bekrit dhe kova, në dorën e tij, u bë e madhe. Nuk kam parë njeri më të shkathët, që e përsos punën, sikurse ai. Ai nxori aq ujë, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .”
حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ كَثِيرٍ: حَدَّثَنَا شُعَيْبُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا صَخْرُ بْنُ جُوَيْرِيَةَ: حَدَّثَنَا نَافِعٌ: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - حَدَّثَهُ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "بَيْنَا أَنَا عَلَى بِئْرٍ أَنْزِعُ مِنْهَا إِذْ جَاءَ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ، فَأَخَذَ أَبُو بَكْرٍ الدَّلْوَ، فَنَزَعَ ذَنُوبًا أَوْ ذَنُوبَيْنِ، وَفِي نَزْعِهِ ضَعْفٌ، فَغَفَرَ اللَّهُ لَهُ، ثُمَّ أَخَذَهَا ابْنُ الْخَطَّابِ مِنْ يَدِ أَبِي بَكْرٍ فَاسْتَحَالَتْ فِي يَدِهِ غَرْبًا، فَلَمْ أَرَ عَبْقَرِيًّا مِنَ النَّاسِ يَفْرِي فَرْيَهُ، حَتَّى ضَرَبَ النَّاسُ بِعَطَنٍ".