Sahihu i Buhariut — Hadithi 7038

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, Abdulhamidi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr se një grua e zezë e flokëshprishur doli nga Medina dhe u vendos në Mehjea, - Xhuhfa e sotme. - E komentova se kjo ishte epidemia e Medinës, që do të bartet atje.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي أَخِي عَبْدُ الْحَمِيدِ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ بِلاَلٍ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "رَأَيْتُ كَأَنَّ امْرَأَةً سَوْدَاءَ ثَائِرَةَ الرَّأْسِ، خَرَجَتْ مِنَ الْمَدِينَةِ، حَتَّى قَامَتْ بِمَهْيَعَةَ - وَهِيَ الْجُحْفَةُ - فَأَوَّلْتُ أَنَّهُ وَبَاءُ الْمَدِينَةِ نُقِلَ إِلَيْهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7038