Sahihu i Buhariut — Hadithi 7039

Shpjegimi i ëndrrave · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademi na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musai, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për ëndrrën që Pejgamberi ﷺ e kishte parë për Medinën, ku thotë: “Pashë në ëndërr se një grua e zezë, flokëshprishur, doli nga Medina dhe u vendos në Mehjea. E komentova se kjo ishte epidemia e Medinës, që do të bartet në Mehjea”, - Xhuhfa e sotme.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ الْمُقَدَّمِيُّ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - فِي رُؤْيَا النَّبِيِّ ﷺ فِي الْمَدِينَةِ: "رَأَيْتُ امْرَأَةً سَوْدَاءَ ثَائِرَةَ الرَّأْسِ، خَرَجَتْ مِنَ الْمَدِينَةِ، حَتَّى نَزَلَتْ بِمَهْيَعَةَ، فَتَأَوَّلْتُهَا أَنَّ وَبَاءَ الْمَدِينَةِ نُقِلَ إِلَى مَهْيَعَةَ". وَهِيَ الْجُحْفَةُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7039