Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurabih ibn Seidi se Ebu Seleme thotë: “Më ka ndodhur të shoh ëndërr që më bënte të sëmurem, derisa e dëgjova Ebu Kataden (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: “Edhe mua më ka ndodhur të shoh ëndërr që më bënte të sëmurem, derisa e pata dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut. Kur dikush prej jush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, le t'ua tregojë atë vetëm atyre që i do, e, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, le t'i kërkojë mbrojtje Allahut kundrejt sherrit të saj dhe kundrejt sherrit të shejtanit, le të pështyjë lehtë tri herë (nga ana e majtë) dhe të mos ia tregojë askujt. Pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ الرَّبِيعِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ رَبِّهِ بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَلَمَةَ يَقُولُ: لَقَدْ كُنْتُ أَرَى الرُّؤْيَا فَتُمْرِضُنِي حَتَّى سَمِعْتُ أَبَا قَتَادَةَ يَقُولُ: وَأَنَا كُنْتُ لأَرَى الرُّؤْيَا تُمْرِضُنِي، حَتَّى سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "الرُّؤْيَا الْحَسَنَةُ مِنَ اللَّهِ، فَإِذَا رَأَى أَحَدُكُمْ مَا يُحِبُّ فَلاَ يُحَدِّثْ بِهِ إِلاَّ مَنْ يُحِبُّ، وَإِذَا رَأَى مَا يَكْرَهُ فَلْيَتَعَوَّذْ بِاللَّهِ مِنْ شَرِّهَا، وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَلْيَتْفِلْ ثَلاَثًا وَلاَ يُحَدِّثْ بِهَا أَحَدًا فَإِنَّهَا لَنْ تَضُرَّهُ".