Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, një burrë po kthehej me deve nga ara, teksa Muadhi po ua falte njerëzve namazin e jacisë. Ai uli devenë dhe shkoi për t'iu bashkëngjitur në namaz. Mirëpo, Muadhi e këndoi suren Bekare ose suren Nisa, andaj ky u largua. Më pas, i shkoi lajmi se Muadhi kishte folur kundër tij, kështu që u drejtua për te Pejgamberi ﷺ, që t'i ankohej për Muadhin. Atëherë Pejgamberi ﷺ iu drejtua Muadhit: “O Muadh! A përçarës je ti?” - tri herë. - “Pse nuk e lexoje suren Aëla , suren Shems ose suren Lejl, sepse prapa teje mund të falet i moshuari, i dobëti dhe nevojtari.” Edhe këtë pjesë e konsideroj nga hadithi: “Ka thënë Ebu Abdullahu (Buhariu), transmetimin e të cilit e kanë përforcuar Seid ibn Mesruku, Misari dhe Shejbaniu. Amri, Ubejdullah ibn Miksemi dhe Ebu Zubejri kanë transmetuar nga Xhabiri se Muadhi e lexoi suren Bekare në namazin e jacisë. Këtë e përforcojnë Ameshi dhe Muharibi.”
حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَارِبُ بْنُ دِثَارٍ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيَّ قَالَ: أَقْبَلَ رَجُلٌ بِنَاضِحَيْنِ وَقَدْ جَنَحَ اللَّيْلُ، فَوَافَقَ مُعَاذًا يُصَلِّي، فَتَرَكَ نَاضِحَهُ وَأَقْبَلَ إِلَى مُعَاذٍ، فَقَرَأَ بِسُورَةِ الْبَقَرَةِ أَوِ النِّسَاءِ، فَانْطَلَقَ الرَّجُلُ، وَبَلَغَهُ أَنَّ مُعَاذًا نَالَ مِنْهُ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَشَكَا إِلَيْهِ مُعَاذًا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يَا مُعَاذُ! أَفَتَّانٌ أَنْتَ؟ - أَوْ فَاتِنٌ أَنْتَ؟ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ - فَلَوْلاَ صَلَّيْتَ بِسَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ، وَالشَّمْسِ وَضُحَاهَا، وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى، فَإِنَّهُ يُصَلِّي وَرَاءَكَ الْكَبِيرُ وَالضَّعِيفُ وَذُو الْحَاجَةِ". أَحْسِبُ هَذَا فِي الْحَدِيثِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ وَتَابَعَهُ سَعِيدُ بْنُ مَسْرُوقٍ وَمِسْعَرٌ وَالشَّيْبَانِيُّ. قَالَ عَمْرٌو وَعُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مِقْسَمٍ وَأَبُو الزُّبَيْرِ عَنْ جَابِرٍ: قَرَأَ مُعَاذٌ فِي الْعِشَاءِ بِالْبَقَرَةِ. وَتَابَعَهُ الأَعْمَشُ عَنْ مُحَارِبٍ.