Sahihu i Buhariut — Hadithi 7083

Sprovat · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga një person, të cilin nuk e ka përmendur me emër, e ky nga Haseni se Ahnef ibn Kajsi rrëfen: “Ditëve të fitnes (Luftës në Sifin) dola i armatosur dhe e takova Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më pyeti: “Ku po shkon?” I thashë: “Ta ndihmoj djalin e axhës së të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Ai ma ktheu: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, që të dy do të jenë banorë të Zjarrit.” Ndërkohë dikush pati pyetur: “Për vrasësin po kuptohet, po ç'është puna e të vrarit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Edhe ai donte ta vriste vëllanë e vet.” Hamad ibn Zejdi ka thënë: “Këtë hadith ia përmenda Ejubit dhe Junus ibn Ubejdit, duke pasur për qëllim që ata të ma tregojnë mua, por ata më thanë: “Ç'është e vërteta, këtë hadith e ka transmetuar Haseni nga Ahnef ibn Kajsi, e ky nga Ebu Bekrete. Sulejmani na ka thënë: “Këtë na ka treguar Hamadi.” Muemeli ka thënë: “Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i kanë treguar Ejubi, Junusi, Hishami dhe Muala ibn Zejdi, nga Haseni, e ky nga Ahnefi, e ky nga Ebu Bekrete, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Këtë e ka transmetuar edhe Mameri nga Ejubi. Po ashtu këtë e ka transmetuar Bekar ibn Abdulazizi nga babai i tij, e ky nga Ebu Bekrete. Gunderi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Mensuri, e ky nga Ribi ibn Hirashi, e ky nga Ebu Bekrete, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq Sufjani nuk e ka transmetuar direkt nga Mensuri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ رَجُلٍ، لَمْ يُسَمِّهِ عَنِ الْحَسَنِ قَالَ: خَرَجْتُ بِسِلاَحِي لَيَالِيَ الْفِتْنَةِ فَاسْتَقْبَلَنِي أَبُو بَكْرَةَ فَقَالَ: أَيْنَ تُرِيدُ؟ قُلْتُ: أُرِيدُ نُصْرَةَ ابْنِ عَمِّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِذَا تَوَاجَهَ الْمُسْلِمَانِ بِسَيْفَيْهِمَا فَكِلاَهُمَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ". قِيلَ: فَهَذَا الْقَاتِلُ، فَمَا بَالُ الْمَقْتُولِ؟ قَالَ: "إِنَّهُ أَرَادَ قَتْلَ صَاحِبِهِ". قَالَ حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: فَذَكَرْتُ هَذَا الْحَدِيثَ لأَيُّوبَ وَيُونُسَ بْنِ عُبَيْدٍ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ يُحَدِّثَانِي بِهِ فَقَالاَ: إِنَّمَا رَوَى هَذَا الْحَدِيثَ الْحَسَنُ عَنِ الأَحْنَفِ بْنِ قَيْسٍ عَنْ أَبِي بَكْرَةَ. حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ بِهَذَا. وَقَالَ مُؤَمَّلٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، وَيُونُسُ، وَهِشَامٌ، وَمُعَلَّى بْنُ زِيَادٍ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنِ الأَحْنَفِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَرَوَاهُ مَعْمَرٌ عَنْ أَيُّوبَ. وَرَوَاهُ بَكَّارُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ عَنْ أَبِيهِ عَنْ أَبِي بَكْرَةَ. وَقَالَ غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ رِبْعِيِّ بْنِ حِرَاشٍ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَلَمْ يَرْفَعْهُ سُفْيَانُ عَنْ مَنْصُورٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7083