{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7084",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7084",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7084",
  "text": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Busr ibn Ubejdullah Hadremiu, e ky e ka dëgjuar Ebu Idris Havlaniun se Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë, kurse unë e pyesja për sherrin, nga frika se mos më zë. Njëherë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më herët kemi qenë në injorancë dhe sherr, por Allahu na solli këtë mirësi. Vallë, pas kësaj mirësie do të ketë sherr sërish?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Thashë: “Po pas atij sherri, do të ketë sërish mirësi?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, p or do të ketë turbullira.” Unë i thashë: “Çfarë turbullirash?” Ai tha: “Disa njerëz që nuk do të punojnë me mësimet e mia. Ca gjëra do t'ua pranoje dhe ca jo.” Unë e pyeta: “Po pas kësaj mirësie, do të ketë sherr sërish?” Ai u përgjigj: “Po, disa thirrës drejt dyerve të Xhehenemit. Ai që u përgjigjet, do të përfundojë në Zjarr.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata!” Ai tha: “Ata do të jenë nga njerëzit tanë, që flasin me gjuhën tonë.” I thashë: “Me se më porosit, nëse e përjetoj atë kohë?” Ai tha: “Ndiqi muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) dhe prijësin e tyre.” I thashë: “Po nëse nuk ka as (xhemat) të unifikuar, as prijës?” Ai tha: “Largohu prej të gjitha grupacioneve, edhe nëse detyrohesh ta kapësh me dhëmbë rrënjën e pemës dhe të qëndrosh në atë gjendje derisa të vdesësh.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sprovat",
    "position": 92,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/92/sprovat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7084",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hudhejfe ibn Jemani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جَابِرٍ: حَدَّثَنِي بُسْرُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ الْحَضْرَمِيُّ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا إِدْرِيسَ الْخَوْلاَنِيَّ: أَنَّهُ سَمِعَ حُذَيْفَةَ بْنَ الْيَمَانِ يَقُولُ: كَانَ النَّاسُ يَسْأَلُونَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْخَيْرِ، وَكُنْتُ أَسْأَلُهُ عَنِ الشَّرِّ، مَخَافَةَ أَنْ يُدْرِكَنِي فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا كُنَّا فِي جَاهِلِيَّةٍ وَشَرٍّ فَجَاءَنَا اللَّهُ بِهَذَا الْخَيْرِ، فَهَلْ بَعْدَ هَذَا الْخَيْرِ مِنْ شَرٍّ؟ قَالَ: \"نَعَمْ\". قُلْتُ: وَهَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الشَّرِّ مِنْ خَيْرٍ؟ قَالَ: \"نَعَمْ، وَفِيهِ دَخَنٌ\". قُلْتُ: وَمَا دَخَنُهُ؟ قَالَ: \"قَوْمٌ يَهْدُونَ بِغَيْرِ هَدْىٍ، تَعْرِفُ مِنْهُمْ وَتُنْكِرُ\". قُلْتُ: فَهَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الْخَيْرِ مِنْ شَرٍّ؟ قَالَ: \"نَعَمْ، دُعَاةٌ عَلَى أَبْوَابِ جَهَنَّمَ، مَنْ أَجَابَهُمْ إِلَيْهَا قَذَفُوهُ فِيهَا\". قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صِفْهُمْ لَنَا. قَالَ: \"هُمْ مِنْ جِلْدَتِنَا، وَيَتَكَلَّمُونَ بِأَلْسِنَتِنَا\". قُلْتُ: فَمَا تَأْمُرُنِي إِنْ أَدْرَكَنِي ذَلِكَ؟ قَالَ: \"تَلْزَمُ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَإِمَامَهُمْ\". قُلْتُ: فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُمْ جَمَاعَةٌ وَلاَ إِمَامٌ؟ قَالَ: \"فَاعْتَزِلْ تِلْكَ الْفِرَقَ كُلَّهَا، وَلَوْ أَنْ تَعَضَّ بِأَصْلِ شَجَرَةٍ، حَتَّى يُدْرِكَكَ الْمَوْتُ، وَأَنْتَ عَلَى ذَلِكَ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Busr ibn Ubejdullah Hadremiu, e ky e ka dëgjuar Ebu Idris Havlaniun se Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë, kurse unë e pyesja për sherrin, nga frika se mos më zë. Njëherë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më herët kemi qenë në injorancë dhe sherr, por Allahu na solli këtë mirësi. Vallë, pas kësaj mirësie do të ketë sherr sërish?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Thashë: “Po pas atij sherri, do të ketë sërish mirësi?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, p or do të ketë turbullira.” Unë i thashë: “Çfarë turbullirash?” Ai tha: “Disa njerëz që nuk do të punojnë me mësimet e mia. Ca gjëra do t'ua pranoje dhe ca jo.” Unë e pyeta: “Po pas kësaj mirësie, do të ketë sherr sërish?” Ai u përgjigj: “Po, disa thirrës drejt dyerve të Xhehenemit. Ai që u përgjigjet, do të përfundojë në Zjarr.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata!” Ai tha: “Ata do të jenë nga njerëzit tanë, që flasin me gjuhën tonë.” I thashë: “Me se më porosit, nëse e përjetoj atë kohë?” Ai tha: “Ndiqi muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) dhe prijësin e tyre.” I thashë: “Po nëse nuk ka as (xhemat) të unifikuar, as prijës?” Ai tha: “Largohu prej të gjitha grupacioneve, edhe nëse detyrohesh ta kapësh me dhëmbë rrënjën e pemës dhe të qëndrosh në atë gjendje derisa të vdesësh.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7084.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7084.json"
  }
}