{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7086",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7086",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7086",
  "text": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka rrëfyer për dy gjëra, njërën prej të cilave e kam parë, kurse tjetrën po e pres.” Ai na ka rrëfyer: “Besnikëria ka zbritur në thellësinë e zemrave të burrave, e pas kësaj ata mësuan prej Kuranit, e më vonë edhe prej Sunetit.” Pastaj, duke na rrëfyer për humbjen e besnikërisë, tha: “Njeriu bie në gjumë dhe i merret besnikëria prej zemrës së tij, saqë mbesin vetëm gjurmët, sikurse gjurmët e djegies. E, kur të bjerë në gjumë sërish, prapë i merret, duke i lënë gjurmë sikurse flluskat: si një gacë kur ta rrokullisësh me këmbë dhe shkakton flluskë në të, e sheh të fryrë, ndonëse brenda nuk ka asgjë. Njerëzit do të merren me shitblerje, porse pothuajse askush nuk do të do punojë me besnikëri, saqë do të thuhet: “Në filan fisin është një njeri besnik.” Po ashtu, njeriut i thuhet: “Sa i mençur, sa i zgjuar e sa i fuqishëm!”, por në zemër nuk ka besim as sa fara e sinapit.” Hudhejfe vazhdon: “Pata arritur një kohë kur nuk brengosesha me kë bëja shitblerje, për sa kohë që ishte musliman, sepse Islami e ndalonte atë (nga mashtrimi), e, nëse ishte i krishterë, atë ma kthente udhëheqësi i tij. Ndërkaq, sot nuk bëj shitblerje, përpos me filanin e filanin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sprovat",
    "position": 92,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/92/sprovat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7086",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hudhejfe ibn Jemani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ: حَدَّثَنَا حُذَيْفَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَدِيثَيْنِ رَأَيْتُ أَحَدَهُمَا وَأَنَا أَنْتَظِرُ الآخَرَ. حَدَّثَنَا: \"أَنَّ الأَمَانَةَ نَزَلَتْ فِي جَذْرِ قُلُوبِ الرِّجَالِ، ثُمَّ عَلِمُوا مِنَ الْقُرْآنِ، ثُمَّ عَلِمُوا مِنَ السُّنَّةِ\". وَحَدَّثَنَا عَنْ رَفْعِهَا قَالَ: \"يَنَامُ الرَّجُلُ النَّوْمَةَ فَتُقْبَضُ الأَمَانَةُ مِنْ قَلْبِهِ، فَيَظَلُّ أَثَرُهَا مِثْلَ أَثَرِ الْوَكْتِ، ثُمَّ يَنَامُ النَّوْمَةَ فَتُقْبَضُ فَيَبْقَى فِيهَا أَثَرُهَا مِثْلَ أَثَرِ الْمَجْلِ، كَجَمْرٍ دَحْرَجْتَهُ عَلَى رِجْلِكَ فَنَفِطَ، فَتَرَاهُ مُنْتَبِرًا وَلَيْسَ فِيهِ شَىْءٌ، وَيُصْبِحُ النَّاسُ يَتَبَايَعُونَ فَلاَ يَكَادُ أَحَدٌ يُؤَدِّي الأَمَانَةَ فَيُقَالُ: إِنَّ فِي بَنِي فُلاَنٍ رَجُلاً أَمِينًا. وَيُقَالُ لِلرَّجُلِ: مَا أَعْقَلَهُ، وَمَا أَظْرَفَهُ، وَمَا أَجْلَدَهُ، وَمَا فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ\". وَلَقَدْ أَتَى عَلَىَّ زَمَانٌ، وَلاَ أُبَالِي أَيُّكُمْ بَايَعْتُ، لَئِنْ كَانَ مُسْلِمًا رَدَّهُ عَلَىَّ الإِسْلاَمُ، وَإِنْ كَانَ نَصْرَانِيًّا رَدَّهُ عَلَىَّ سَاعِيهِ، وَأَمَّا الْيَوْمَ فَمَا كُنْتُ أُبَايِعُ إِلاَّ فُلاَنًا وَفُلاَنًا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka rrëfyer për dy gjëra, njërën prej të cilave e kam parë, kurse tjetrën po e pres.” Ai na ka rrëfyer: “Besnikëria ka zbritur në thellësinë e zemrave të burrave, e pas kësaj ata mësuan prej Kuranit, e më vonë edhe prej Sunetit.” Pastaj, duke na rrëfyer për humbjen e besnikërisë, tha: “Njeriu bie në gjumë dhe i merret besnikëria prej zemrës së tij, saqë mbesin vetëm gjurmët, sikurse gjurmët e djegies. E, kur të bjerë në gjumë sërish, prapë i merret, duke i lënë gjurmë sikurse flluskat: si një gacë kur ta rrokullisësh me këmbë dhe shkakton flluskë në të, e sheh të fryrë, ndonëse brenda nuk ka asgjë. Njerëzit do të merren me shitblerje, porse pothuajse askush nuk do të do punojë me besnikëri, saqë do të thuhet: “Në filan fisin është një njeri besnik.” Po ashtu, njeriut i thuhet: “Sa i mençur, sa i zgjuar e sa i fuqishëm!”, por në zemër nuk ka besim as sa fara e sinapit.” Hudhejfe vazhdon: “Pata arritur një kohë kur nuk brengosesha me kë bëja shitblerje, për sa kohë që ishte musliman, sepse Islami e ndalonte atë (nga mashtrimi), e, nëse ishte i krishterë, atë ma kthente udhëheqësi i tij. Ndërkaq, sot nuk bëj shitblerje, përpos me filanin e filanin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7086.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7086.json"
  }
}