Sahihu i Buhariut — Hadithi 7090

Sprovat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abas Nersiu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke rrëfyer hadithin paraprak, përmend: “... dhe të gjithë njerëzit kishin mbuluar kokat me rrobë dhe qanin.” Po ashtu, ai përmend: “... dhe (Omeri) kërkoi mbrojtjen e Allahut kundrejt së keqes së sprovave.” Ose ka thënë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt së keqes së sprovave!”

Arabisht

وَقَالَ عَبَّاسٌ النَّرْسِيُّ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: أَنَّ أَنَسًا حَدَّثَهُمْ أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ بِهَذَا وَقَالَ: كُلُّ رَجُلٍ لاَفًّا رَأْسَهُ فِي ثَوْبِهِ يَبْكِي. وَقَالَ: عَائِذًا بِاللَّهِ مِنْ سُوءِ الْفِتَنِ. أَوْ قَالَ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْ سَوْأَى الْفِتَنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7090