Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Bejani, e ky nga Vebra ibn Abdurrahmani se Seid ibn Xhubejri tregon: “Abdullah ibn Omeri doli në mesin tonë, ndërsa ne kishim dëshirë të na tregonte ndonjë hadith të mirë, porse një njeri na parapriu duke i thënë: “O Ebu Abdurrahman, na trego për luftën në kohë të fitnes, ngaqë Allahu thotë: “Luftojini ata derisa të zhduket fitneja...” (Bekare, 193) Ibn Omeri i tha: “ Mjerë nëna për ty ! Vallë, e di ç'është fitneja? I Dërguari i Allahut ﷺ i luftonte idhujtarët sepse pranimi i fesë së tyre llogaritej fitne, kështu që ajo nuk ka qenë sikurse lufta juaj për pushtet.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ الْوَاسِطِيُّ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ بَيَانٍ، عَنْ وَبَرَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: خَرَجَ عَلَيْنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ فَرَجَوْنَا أَنْ يُحَدِّثَنَا، حَدِيثًا حَسَنًا قَالَ: فَبَادَرَنَا إِلَيْهِ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ حَدِّثْنَا عَنِ الْقِتَالِ فِي الْفِتْنَةِ وَاللَّهُ يَقُولُ: ﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ...﴾ [البقرة: ١٩٣] فَقَالَ: هَلْ تَدْرِي مَا الْفِتْنَةُ ثَكِلَتْكَ أُمُّكَ؟ إِنَّمَا كَانَ مُحَمَّدٌ ﷺ يُقَاتِلُ الْمُشْرِكِينَ، وَكَانَ الدُّخُولُ فِي دِينِهِمْ فِتْنَةً، وَلَيْسَ كَقِتَالِكُمْ عَلَى الْمُلْكِ.