{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7096",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7096",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7096",
  "text": "Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekiku tregon se e ka dëgjuar Hudhejfën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke treguar: “Ishim në një ndejë tek Omeri dhe, ndërkohë, ai na pyeti: - Cili prej jush e di hadithin e Pejgamberit ﷺ rreth fitneve (trazirave)? Unë i thashë: “Fitnet e njeriut në familjen, pasurinë, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, sadakaja dhe urdhërimi në të mirë e ndalimi nga e keqja.” - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të tallazohet siç tallazohet deti, - tha Omeri. - Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri. Shekiku thotë: “Dikush prej nesh e pyeti Hudhejfën: “A e dinte Omeri, vallë, se kush ishte ajo derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja, ngaqë unë i tregova një hadith që nuk përmban gënjeshtra.” Nuk patëm guxim ta pyesnim Hudhejfën (kush ishte dera e përmendur në hadith), andaj e porositëm Mesrukun dhe ai e pyeti: “Kush ishte dera?” Ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sprovat",
    "position": 92,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/92/sprovat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7096",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hudhejfe ibn Jemani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصِ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا شَقِيقٌ: سَمِعْتُ حُذَيْفَةَ يَقُولُ: بَيْنَا نَحْنُ جُلُوسٌ عِنْدَ عُمَرَ قَالَ: أَيُّكُمْ يَحْفَظُ قَوْلَ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْفِتْنَةِ؟ قَالَ: \"فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَمَالِهِ وَوَلَدِهِ وَجَارِهِ، تُكَفِّرُهَا الصَّلاَةُ وَالصَّدَقَةُ وَالأَمْرُ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّهْىُ عَنِ الْمُنْكَرِ\". قَالَ: لَيْسَ عَنْ هَذَا أَسْأَلُكَ، وَلَكِنِ الَّتِي تَمُوجُ كَمَوْجِ الْبَحْرِ. فَقَالَ: لَيْسَ عَلَيْكَ مِنْهَا بَأْسٌ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، إِنَّ بَيْنَكَ وَبَيْنَهَا بَابًا مُغْلَقًا. قَالَ عُمَرُ: أَيُكْسَرُ الْبَابُ أَمْ يُفْتَحُ؟ قَالَ: بَلْ يُكْسَرُ. قَالَ عُمَرُ: إِذًا لاَ يُغْلَقَ أَبَدًا. قُلْتُ: أَجَلْ. قُلْنَا لِحُذَيْفَةَ: أَكَانَ عُمَرُ يَعْلَمُ الْبَابَ؟ قَالَ: نَعَمْ، كَمَا أَعْلَمُ أَنَّ دُونَ غَدٍ لَيْلَةً، وَذَلِكَ أَنِّي حَدَّثْتُهُ حَدِيثًا لَيْسَ بِالأَغَالِيطِ. فَهِبْنَا أَنْ نَسْأَلَهُ: مَنِ الْبَابُ؟ فَأَمَرْنَا مَسْرُوقًا فَسَأَلَهُ فَقَالَ: مَنِ الْبَابُ؟ قَالَ: عُمَرُ.",
    "albanian": "Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekiku tregon se e ka dëgjuar Hudhejfën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke treguar: “Ishim në një ndejë tek Omeri dhe, ndërkohë, ai na pyeti: - Cili prej jush e di hadithin e Pejgamberit ﷺ rreth fitneve (trazirave)? Unë i thashë: “Fitnet e njeriut në familjen, pasurinë, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, sadakaja dhe urdhërimi në të mirë e ndalimi nga e keqja.” - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të tallazohet siç tallazohet deti, - tha Omeri. - Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri. Shekiku thotë: “Dikush prej nesh e pyeti Hudhejfën: “A e dinte Omeri, vallë, se kush ishte ajo derë?” Ai tha: “Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja, ngaqë unë i tregova një hadith që nuk përmban gënjeshtra.” Nuk patëm guxim ta pyesnim Hudhejfën (kush ishte dera e përmendur në hadith), andaj e porositëm Mesrukun dhe ai e pyeti: “Kush ishte dera?” Ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7096.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7096.json"
  }
}