Sahihu i Buhariut — Hadithi 7102

Sprovat · Transmetuesi: Amar ibn Jasiri

Shqip

7102. 7103. 7104. Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amri se Ebu Vaili tregon: “Ebu Musai dhe Ebu Mesudi shkuan tek Amari, të cilin Aliu e kishte dërguar te banorët e Kufes për t'i thirrur për luftë. Ata i thanë: “Që kur e ke pranuar Islamin, nuk të kemi parë të bësh vepër më të urryer, sipas nesh, sesa angazhimi yt për këtë çështje. Amari ua ktheu: “Që kur e keni pranuar Islamin, nuk ju kam parë të bëni vepër më të urryer, sipas meje, sesa mosangazhimi juaj për këtë çështje. Pastaj u dha nga një rrobë dhe shkuan në xhami.”

Arabisht

حَدَّثَنَا بَدَلُ بْنُ الْمُحَبَّرِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ، يَقُولُ: دَخَلَ أَبُو مُوسَى وَأَبُو مَسْعُودٍ عَلَى عَمَّارٍ حَيْثُ بَعَثَهُ عَلِيٌّ إِلَى أَهْلِ الْكُوفَةِ يَسْتَنْفِرُهُمْ فَقَالاَ: مَا رَأَيْنَاكَ أَتَيْتَ أَمْرًا أَكْرَهَ عِنْدَنَا مِنْ إِسْرَاعِكَ فِي هَذَا الأَمْرِ مُنْذُ أَسْلَمْتَ. فَقَالَ عَمَّارٌ: مَا رَأَيْتُ مِنْكُمَا مُنْذُ أَسْلَمْتُمَا أَمْرًا أَكْرَهَ عِنْدِي مِنْ إِبْطَائِكُمَا عَنْ هَذَا الأَمْرِ. وَكَسَاهُمَا حُلَّةً، [حُلَّةً]. ثُمَّ رَاحُوا إِلَى الْمَسْجِدِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7102