Sahihu i Buhariut — Hadithi 7105

Sprovat · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

7105. 7106. 7107. Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi se Shekik ibn Seleme tregon: Teksa po rrija me Ebu Mesudin, Ebu Musain dhe Amarin, Ebu Mesudi tha: “Po desha, do të flisja për të gjithë shokët e tu, përveç teje (o Amar). Mirëpo, që kur je ndarë nga Pejgamberi ﷺ, nuk të kam parë të bësh vepër më të shëmtuar, sipas meje, sesa angazhimi yt për këtë çështje.” Amari ia ktheu: “O Ebu Mesud, që kur jeni ndarë nga Pejgamberi ﷺ, ti dhe shoku yt, nuk ju kam parë të bëni vepër më të shëmtuar, sipas meje, sesa mosangazhimi juaj për këtë çështje. Ebu Mesudi, që atëkohë ishte pasanik, i tha shërbëtorit: “O djalosh, m'i sill dy palë rroba! Kështu, njërën ia dha Ebu Musait, kurse tjetrën Amarit dhe u tha: “Shkoni me to në xhuma.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ شَقِيقِ بْنِ سَلَمَةَ قَالَ: كُنْتُ جَالِسًا مَعَ أَبِي مَسْعُودٍ وَأَبِي مُوسَى وَعَمَّارٍ فَقَالَ أَبُو مَسْعُودٍ: مَا مِنْ أَصْحَابِكَ أَحَدٌ إِلاَّ لَوْ شِئْتُ لَقُلْتُ فِيهِ غَيْرَكَ، وَمَا رَأَيْتُ مِنْكَ شَيْئًا مُنْذُ صَحِبْتَ النَّبِيَّ ﷺ أَعْيَبَ عِنْدِي مِنِ اسْتِسْرَاعِكَ فِي هَذَا الأَمْرِ. قَالَ عَمَّارٌ: يَا أَبَا مَسْعُودٍ وَمَا رَأَيْتُ مِنْكَ وَلاَ مِنْ صَاحِبِكَ هَذَا شَيْئًا مُنْذُ صَحِبْتُمَا النَّبِيَّ ﷺ أَعْيَبَ عِنْدِي مِنْ إِبْطَائِكُمَا فِي هَذَا الأَمْرِ. فَقَالَ أَبُو مَسْعُودٍ - وَكَانَ مُوسِرًا -: يَا غُلاَمُ هَاتِ حُلَّتَيْنِ. فَأَعْطَى إِحْدَاهُمَا أَبَا مُوسَى وَالأُخْرَى عَمَّارًا وَقَالَ: رُوحَا فِيهِ إِلَى الْجُمُعَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7105