Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Aliu se Harmele tregon: “Usame më dërgoi tek Aliu (për t'i kërkuar ndihmë materiale) dhe më tha: “Ai do të të pyesë: “Çfarë e shtyri shokun tënd (Usamen) të mos marrë pjesë?” Ti përgjigju: “Ai po të thotë: “Sikur të ishe në gojë të luanit, do të dëshiroja që edhe unë të isha aty me ty, mirëpo këtë nuk e shoh të lejuar (sepse do të vriten muslimanët). Kështu, Aliu nuk më dha asgjë. Pastaj, shkova te Haseni, Husejni dhe Ibn Xhaferi, të cilët ma mbushën kafshën (me ndihma materiale).”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: قَالَ عَمْرٌو: أَخْبَرَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَلِيٍّ، أَنَّ حَرْمَلَةَ، مَوْلَى أُسَامَةَ أَخْبَرَهُ: قَالَ عَمْرٌو: وَقَدْ رَأَيْتُ حَرْمَلَةَ قَالَ: أَرْسَلَنِي أُسَامَةُ إِلَى عَلِيٍّ وَقَالَ: إِنَّهُ سَيَسْأَلُكَ الآنَ فَيَقُولُ: مَا خَلَّفَ صَاحِبَكَ؟ فَقُلْ لَهُ: يَقُولُ لَكَ: لَوْ كُنْتَ فِي شِدْقِ الأَسَدِ لأَحْبَبْتُ أَنْ أَكُونَ مَعَكَ فِيهِ، وَلَكِنَّ هَذَا أَمْرٌ لَمْ أَرَهُ، فَلَمْ يُعْطِنِي شَيْئًا، فَذَهَبْتُ إِلَى حَسَنٍ وَحُسَيْنٍ وَابْنِ جَعْفَرٍ فَأَوْقَرُوا لِي رَاحِلَتِي.