Abdullah ibn Seid Kindiu na ka thënë: Na ka treguar Ukbe ibn Halidi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga gjyshi i tij Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lumi Eufrat do të nxjerrë një thesar me ar. Ata që do të jenë të pranishëm, të mos marrin prej tij asgjë.” Ukbe na ka thënë: “Na ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ ngjashëm, porse ky ka shtuar se: “... do të nxjerrë një kodër me ar...”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَعِيدٍ الْكِنْدِيُّ: حَدَّثَنَا عُقْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ خُبَيْبِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ جَدِّهِ، حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "يُوشِكُ الْفُرَاتُ أَنْ يَحْسِرَ عَنْ كَنْزٍ مِنْ ذَهَبٍ، فَمَنْ حَضَرَهُ فَلاَ يَأْخُذْ مِنْهُ شَيْئًا". قَالَ عُقْبَةُ: وَحَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ إِلاَّ أَنَّهُ قَالَ: "يَحْسِرُ عَنْ جَبَلٍ مِنْ ذَهَبٍ".