Sahihu i Buhariut — Hadithi 7126

Sprovat · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bishri, e këtij i ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Sad ibn Ibrahimi se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Medinë nuk do të hyjë tmerri i mesihut (Dexhall) . Atëkohë ajo do t'i ketë shtatë porta. Në secilën portë do të jenë nga dy melekë .” Ibn Is'haku transmeton nga Salih ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij se ka thënë: “Shkova në Basra dhe Ebu Bekrete më tha: “Këtë e kam dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بِشْرٍ: حَدَّثَنَا مِسْعَرٌ: حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لاَ يَدْخُلُ الْمَدِينَةَ رُعْبُ الْمَسِيحِ، لَهَا يَوْمَئِذٍ سَبْعَةُ أَبْوَابٍ، عَلَى كُلِّ باب مَلَكَانِ". [قَالَ]: وَقَالَ ابْنُ إِسْحَاقَ عَنْ صَالِحِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَدِمْتُ الْبَصْرَةَ فَقَالَ لِي أَبُو بَكْرَةَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ بِهَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7126