{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7145",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7145",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7145",
  "text": "Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë, në krye të të cilëve caktoi një burrë ensar dhe i urdhëroi që t'i binden atij. Një ditë ai u zemërua dhe tha: “A nuk ju ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ të më bindeni?” - Ashtu është, - i thanë ata. - Ju urdhëroj të mblidhni dru, të ndizni një zjarr dhe të futeni në të! - tha ai. Rrjedhimisht, ata ia mblodhën drutë dhe i ndezën, pastaj, kur disa deshën të hyjnë, filluan të shikonin njëri-tjetrin. Disa prej tyre thanë: “Ne e pasuam Pejgamberin ﷺ për të ikur nga Zjarri, si mund të futemi në këtë zjarr tani?” Vazhduan kështu derisa zjarri u fik, ndërsa atij i kaloi zemërimi. Kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, tha: “Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin kurrë prej tij. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të lejuara.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7145",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ali ibn Ebu Talibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصِ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ عُبَيْدَةَ عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ سَرِيَّةً وَأَمَّرَ عَلَيْهِمْ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ، وَأَمَرَهُمْ أَنْ يُطِيعُوهُ. فَغَضِبَ عَلَيْهِمْ وَقَالَ: أَلَيْسَ قَدْ أَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ أَنَّ تُطِيعُونِي؟! قَالُوا: بَلَى. قَالَ: قَدْ عَزَمْتُ عَلَيْكُمْ لَمَا جَمَعْتُمْ حَطَبًا وَأَوْقَدْتُمْ نَارًا، ثُمَّ دَخَلْتُمْ فِيهَا. فَجَمَعُوا حَطَبًا فَأَوْقَدُوا نَارًا، فَلَمَّا هَمُّوا بِالدُّخُولِ فَقَامُوا يَنْظُرُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ. فَقَالَ بَعْضُهُمْ: إِنَّمَا تَبِعْنَا النَّبِيَّ ﷺ فِرَارًا مِنَ النَّارِ، أَفَنَدْخُلُهَا؟ فَبَيْنَمَا هُمْ كَذَلِكَ إِذْ خَمَدَتِ النَّارُ، وَسَكَنَ غَضَبُهُ، فَذُكِرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: \"لَوْ دَخَلُوهَا مَا خَرَجُوا مِنْهَا أَبَدًا، إِنَّمَا الطَّاعَةُ فِي الْمَعْرُوفِ\".",
    "albanian": "Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë, në krye të të cilëve caktoi një burrë ensar dhe i urdhëroi që t'i binden atij. Një ditë ai u zemërua dhe tha: “A nuk ju ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ të më bindeni?” - Ashtu është, - i thanë ata. - Ju urdhëroj të mblidhni dru, të ndizni një zjarr dhe të futeni në të! - tha ai. Rrjedhimisht, ata ia mblodhën drutë dhe i ndezën, pastaj, kur disa deshën të hyjnë, filluan të shikonin njëri-tjetrin. Disa prej tyre thanë: “Ne e pasuam Pejgamberin ﷺ për të ikur nga Zjarri, si mund të futemi në këtë zjarr tani?” Vazhduan kështu derisa zjarri u fik, ndërsa atij i kaloi zemërimi. Kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, tha: “Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin kurrë prej tij. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të lejuara.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7145.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7145.json"
  }
}