Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të! ) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vërtet do të lakmoni në pushtet, gjë që në Ditën e Gjykimit do të bëhet keqardhje për ju, sepse s'ka më mirë se gjidhënia, por, në anën tjetër, s'ka më keq se ndërprerja e saj (për të ëmën) .” Muhamed ibn Beshari ka thënë: “Na ka treguar Abdullah ibn Humrani, e këtij i ka treguar Abdulhamid ibn Xhaferi nga Seid Makburiu, e ky nga Omer ibn Hakemi, e ky nga Ebu Hurejra.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّكُمْ سَتَحْرِصُونَ عَلَى الإِمَارَةِ، وَسَتَكُونُ نَدَامَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَنِعْمَ الْمُرْضِعَةُ وَبِئْسَتِ الْفَاطِمَةُ". وَقَالَ مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ حُمْرَانَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْحَمِيدِ بْنُ جَعْفَرٍ عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ عُمَرَ بْنِ الْحَكَمِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، قَوْلَهُ.