Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Xhurejriu se Tarif Ebu Temime thotë: “Isha i pranishëm te Safvani, ku ndodhej edhe Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me shoqëruesit e tij, të cilët ai i këshillonte. Ata e pyetën: “A ke dëgjuar diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ?” Tha: “E kam dëgjuar duke thënë: “Atë që i shpalos veprat e mira (të bëra në vetmi) , Allahu do ta turpërojë në Ditën e Kiametin.” Pastaj tha: “Atë që ndahet nga rruga e besimtarëve, Allahu do ta ndajë nga turma e besimtarëve në Ditën e Kiametit.” Të pranishmit thanë: “Na këshillo (edhe më)!” Tha: “Me të vërtetë, gjëja e parë që i kalbet njeriut është barku i tij, andaj, kush ka mundësi, le të hajë vetëm hallall, si dhe kush ka mundësi të mos krijojë pengesë mes tij dhe Xhenetit, duke shpëtuar nga përlyerja e duarve me derdhje të pafajshëm gjaku , le ta bëjë!” E pyeta Ebu Abdullahun: “Kush ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, Xhundubi?” Ai tha: “Po, Xhundubi.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ الْوَاسِطِيُّ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ عَنِ الْجُرَيْرِيِّ، عَنِ طَرِيفٍ أَبِي تَمِيمَةَ قَالَ: شَهِدْتُ صَفْوَانَ وَجُنْدَبًا وَأَصْحَابَهُ وَهُوَ يُوصِيهِمْ. فَقَالُوا: هَلْ سَمِعْتَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ شَيْئًا؟ قَالَ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ: "مَنْ سَمَّعَ سَمَّعَ اللَّهُ بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، قَالَ: وَمَنْ شَاقَّ شَقَّ اللَّهُ عَلَيْهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ". فَقَالُوا: أَوْصِنَا! فَقَالَ: "إِنَّ أَوَّلَ مَا يُنْتِنُ مِنَ الإِنْسَانِ بَطْنُهُ، فَمَنِ اسْتَطَاعَ أَنْ لاَ يَأْكُلَ إِلاَّ طَيِّبًا فَلْيَفْعَلْ، وَمَنِ اسْتَطَاعَ أَنْ لاَ يُحَالَ بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجَنَّةِ بِمِلْءِ كَفٍّ مِنْ دَمٍ هَرَاقَهُ فَلْيَفْعَلْ". قُلْتُ لأَبِي عَبْدِ اللَّهِ: مَنْ يَقُولُ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ جُنْدَبٌ؟ قَالَ: نَعَمْ، جُنْدَبٌ.