Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.” Ebu Mesud i tha: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ më të zemëruar sesa atë ditë teksa ligjëronte.” Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë , sepse në mesin e tyre mund të ketë të shtyrë në moshë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبِي خَالِدٍ عَنْ قَيْسِ بْنِ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ الأَنْصَارِيِّ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي وَاللَّهِ لأَتَأَخَّرُ عَنْ صَلاَةِ الْغَدَاةِ مِنْ أَجْلِ فُلاَنٍ، مِمَّا يُطِيلُ بِنَا فِيهَا. قَالَ: فَمَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ قَطُّ أَشَدَّ غَضَبًا فِي مَوْعِظَةٍ مِنْهُ يَوْمَئِذٍ، ثُمَّ قَالَ: "يَا أَيُّهَا النَّاسُ، إِنَّ مِنْكُمْ مُنَفِّرِينَ، فَأَيُّكُمْ مَا صَلَّى بِالنَّاسِ فَلْيُوجِزْ، فَإِنَّ فِيهِمُ الْكَبِيرَ وَالضَّعِيفَ وَذَا الْحَاجَةِ".