{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7174",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7174",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7174",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ angazhoi një person nga fisi benu esed, që quhej Ibn Utebije, për të mbledhur zekatin. Pasi mbaroi punën, ai u kthye dhe tha: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua. Pejgamberi ﷺ u ngrit drejt minberit, - ndërsa transmetuesi thotë: “Hipi në minber, - e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Ç'është puna e një punëtori që ne e angazhojmë, ndërsa ai vjen dhe na thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua?!” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo?! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ai që merr diçka nga zekati (padrejtësisht) , Ditën e Gjykimit do të vijë duke e bartur atë gjë në qafën e vet: nëse është deve, do ta bartë teksa ajo bulurin, nëse është lopë, do ta bartë teksa ajo pëllet, e, nëse është dele, do ta bartë teksa ajo blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë ia pamë bardhësinë e sqetullave (dhe tha) tri herë: “ (O Allah!) A ua kumtova?” Sufjani ka thënë: “Këtë na e ka treguar Zuhriu, kurse Hishami, duke transmetuar nga babai i tij, e ky nga Ebu Humejdi, shton se ka thënë: “Këtë e kanë dëgjuar veshët e mi dhe e kanë parë sytë e mi, e bashkë me mua këtë hadith e ka dëgjuar edhe Zejd ibn Thabiti, andaj pyeteni edhe atë (nëse doni)!” Vetëm Zuhriu nuk ka thënë: “E kanë dëgjuar veshët e mi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7174",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Humejd Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَنَّهُ سَمِعَ عُرْوَةَ: أَخْبَرَنَا أَبُو حُمَيْدٍ السَّاعِدِيُّ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: اسْتَعْمَلَ النَّبِيُّ ﷺ رَجُلاً مِنْ بَنِي أَسَدٍ، يُقَالُ لَهُ ابْنُ الأُتَبِيَّةِ، عَلَى صَدَقَةٍ. فَلَمَّا قَدِمَ قَالَ: هَذَا لَكُمْ وَهَذَا أُهْدِيَ لِي. فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى الْمِنْبَرِ - قَالَ سُفْيَانُ أَيْضًا: فَصَعِدَ الْمِنْبَرَ - فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"مَا بَالُ الْعَامِلِ نَبْعَثُهُ، فَيَأْتِي فَيَقُولُ: هَذَا لَكَ وَهَذَا لِي؟ فَهَلاَّ جَلَسَ فِي بَيْتِ أَبِيهِ وَأُمِّهِ فَيَنْظُرُ أَيُهْدَى لَهُ أَمْ لاَ؟! وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لاَ يَأْتِي بِشَىْءٍ إِلاَّ جَاءَ بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَحْمِلُهُ عَلَى رَقَبَتِهِ، إِنْ كَانَ بَعِيرًا لَهُ رُغَاءٌ، أَوْ بَقَرَةً لَهَا خُوَارٌ، أَوْ شَاةً تَيْعَرُ\". - ثُمَّ رَفَعَ يَدَيْهِ حَتَّى رَأَيْنَا عُفْرَتَيْ إِبْطَيْهِ - \"أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟\" ثَلاَثًا. قَالَ سُفْيَانُ: قَصَّهُ عَلَيْنَا الزُّهْرِيُّ. وَزَادَ هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ قَالَ: سَمِعَ أُذُنَاىَ وَأَبْصَرَتْهُ عَيْنِي، وَسَلُوا زَيْدَ بْنَ ثَابِتٍ فَإِنَّهُ سَمِعَهُ مَعِي. وَلَمْ يَقُلِ الزُّهْرِيُّ: سَمِعَ أُذُنِي. ﴿خُوَارٌ﴾ [الأعراف: ١٤٨، وطه: ٨٨]: صَوْتٌ. وَالْجُؤَارُ: مِنْ ﴿تَجْأَرُونَ﴾ [النحل: ٥٣]: كَصَوْتِ الْبَقَرَةِ.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ angazhoi një person nga fisi benu esed, që quhej Ibn Utebije, për të mbledhur zekatin. Pasi mbaroi punën, ai u kthye dhe tha: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua. Pejgamberi ﷺ u ngrit drejt minberit, - ndërsa transmetuesi thotë: “Hipi në minber, - e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Ç'është puna e një punëtori që ne e angazhojmë, ndërsa ai vjen dhe na thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua?!” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo?! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ai që merr diçka nga zekati (padrejtësisht) , Ditën e Gjykimit do të vijë duke e bartur atë gjë në qafën e vet: nëse është deve, do ta bartë teksa ajo bulurin, nëse është lopë, do ta bartë teksa ajo pëllet, e, nëse është dele, do ta bartë teksa ajo blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë ia pamë bardhësinë e sqetullave (dhe tha) tri herë: “ (O Allah!) A ua kumtova?” Sufjani ka thënë: “Këtë na e ka treguar Zuhriu, kurse Hishami, duke transmetuar nga babai i tij, e ky nga Ebu Humejdi, shton se ka thënë: “Këtë e kanë dëgjuar veshët e mi dhe e kanë parë sytë e mi, e bashkë me mua këtë hadith e ka dëgjuar edhe Zejd ibn Thabiti, andaj pyeteni edhe atë (nëse doni)!” Vetëm Zuhriu nuk ka thënë: “E kanë dëgjuar veshët e mi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7174.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7174.json"
  }
}