Sahihu i Buhariut — Hadithi 7184

Dispozitat · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ndërsa Abdullahu po fliste (vazhdim i hadithit paraprak), Eshath ibn Kajsi erdhi dhe tha: “Ky ajet ka zbritur për mua dhe për një njeri me të cilin jemi grindur për një bunar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ më tha: “A ke dëshmitarë? - Jo, - i thashë unë. - “Atëherë le të betohet”, - tha. - E po, ai do të betohet! - i thashë. Ndërkohë zbriti ajeti: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Ali Imran, 77)

Arabisht

فَجَاءَ الأَشْعَثُ وَعَبْدُ اللَّهِ يُحَدِّثُهُمْ فَقَالَ: فِيَّ نَزَلَتْ وَفِي رَجُلٍ خَاصَمْتُهُ فِي بِئْرٍ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَلَكَ بَيِّنَةٌ؟" قُلْتُ: لاَ. قَالَ: "فَلْيَحْلِفْ". قُلْتُ: إِذًا يَحْلِفُ. فَنَزَلَتْ: ﴿إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّـهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَـٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّـهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ ﴾ [آل عمران: ٧٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7184