Sahihu i Buhariut — Hadithi 7186

Dispozitat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ u njoftua se njëri nga shokët e tij liroi një rob, duke ia kushtëzuar lirinë me vdekje të pronarit. Por, meqë ai s'kishte pasuri tjetër pos tij, Pejgamberi ﷺ e shiti robin në fjalë për tetëqind dërhemë dhe vlerën e paguar ia dërgoi pronarit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ نُمَيْرٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بِشْرٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا سَلَمَةُ بْنُ كُهَيْلٍ عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرٍ بْنِ عَبْدِاللهِ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: بَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ أَنَّ رَجُلاً مِنْ أَصْحَابِهِ أَعْتَقَ غُلاَمًا عَنْ دُبُرٍ، لَمْ يَكُنْ لَهُ مَالٌ غَيْرَهُ، فَبَاعَهُ بِثَمَانِمِائَةِ دِرْهَمٍ، ثُمَّ أَرْسَلَ بِثَمَنِهِ إِلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7186